Rrëmbehet i burgosuri shqiptar, e paqartë në ishte arratisje a pengmarrje
Greqi- Është rrëmbyer në mënyrë krejt të pazakontë një i burgosur shqiptar në qytetin Nafplio të Greqisë, teksa ishte dërguar për kurim në spitalin e qytetit, duke ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një arratisje apo pengmarrje.
I burgosuri shqiptar ishte i shoqëruar nga gardianët e burgut lokal, ndërkohë që persona të armatosur kanë kërcënuar këto të fundit dhe kanë arritur të marrin atë me forcë.
Ngjarja e pazakontë ndodhi rreth orës 11:00 të paradites të së hënës në oborrin e spitalit të këtij qyteti, në kohën kur 40-vjeçari shqiptar, identitetit it ë cilit nuk bëhet i ditur, po dërgohej për kurim.
Policia thotë se dy persona të cilët mbanin në duar kallashnikovë kërcënuan gardianët dhe nën kërcënimin e armëve morën me forcë të dënuarin. Shqiptari, rezulton të jetë i dënuar me 20 vjet heqje lirie për grabitje me armë.
Sipas policisë, ende nuk është e qartë nëse rasti konsiderohet arratisje apo pengmarrje, pasi sipas gardianëve 40-vjeçari u mor me dhunë nga personat e panjohur.
Forca të shumta policie kanë filluar një operacion për gjetjen e të dyshuarve, të cilët sipas dëshmitarëve janë larguar në bordin e një Audi në drejtim të pa ditur. Nëse bëhet fjalë për rrëmbim personi atëherë ky do të jetë rasti i parë në Europe ku një i dënuar sekuestrohet prej keqbërësve në shoqërinë e policëve të armatosur.
/IDEA/