E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet deflacioni në Japoni

Deflacioni është rikthyer në ekonominë japoneze për herë të parë që nga viti 2006, bëri me dije qeveria vendase. Burimet vendase bënë me dije se ulja e çmimeve mund të dëmtojë shërimin e ekonomisë, e cila doli nga recesioni në tremujorin e dytë të këtij viti. Lajmërimi i qeverisë erdhi në një kohë kur Banka Qendrore japoneze mbajti normën e interesit në 0.1 për qind. Banka Qendrore e Japonisë tha se ekonomia e vendit do të vazhdojë të ndihmohet nga politikat qeveritare. Ekonomia e Japonisë u rrit me 4.8 për qind në periudhën korrik-qershor, tremujori i dytë rresht pozitiv. "Jemi në mes të një deflacioni të lehtë. Rënia e çmimeve nuk është e drejtë, por shqetësuese", tha ministri i Financave. Qeveria do të punojë me Bankën Qendrore për të dalë nga kjo gjendje, por ende nuk ka një plan konkret. Deflacioni është e kundërta e inflacionit. Nëse ky i fundit karakterizohet nga rritja e çmimeve, deflacioni shoqërohet me ulje çmimesh. Japonia e ka vuajtur një situatë të tillë edhe në vitin 1990.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›