E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqje kryetari Emrush Xhemajli


Kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës, Emrush Xhemajli, ka dhënë dorëheqje nga i pari i kësaj partie pas rezultateve jo të kënaqshme në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Këtë lajm e konfirmuan edhe në PSK, nga zyra për informim e kësaj partie.
"Partia Socialiste e Kosovës, ka pritur shumë më tepër nga këto zgjedhje. Për këtë arsye kryetari i PSK-së, Emrush Xhemajli, njoftoi Kryesinë se ndërpret mandatin e tij 3 vjeçar në postin e kryetarit", thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të PSK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›