Reformimi si deformim
Një ndodhi në vend të hyrjes: Dikur policit që mbante në duar dokumentet e mia dhe të makinës që drejtoja, me ç‘duket emri im diçka i kujtoi. I ra menjëherë inati dhe çehrja e fytyrës i ndryshoi. Zbuti tonin dhe më pyeti se si i kisha njerëzit "nga shtëpia". I erdhi keq për vdekjen e vëllait me të cilin paskësh punuar vite më parë dhe natyrshëm shtegu i bisedës mori një drejtim më njerëzor, ashtu siç ndodh në këtë Shqipëri të vogël ku të gjithë, në mos qenkëshin farefisni, ose kanë bërë shkollën, aksionin, zborin apo kanë punuar së bashku.
- Si ia kalon me punën?, - e pyeta më pas, të ulur pranë filxhaninit të pashijë të kafes në barin e tukequr ndanë rrugës.
- Po ja, deri tani kam qëndruar, - më tha, - vetëm se na hëngri frika. Ǒt‘i bëj që kam fëmijë, se i kisha thënë def me kohë e me vakt! Pastaj edhe punë tjetër nuk di të bëj. Sa herë vjen një drejtor i ri policie na bën reformë. Këto ditë flitet për një reformë tjetër. Po bëjnë listat. Di gjë ti?
I thashë se nuk dija gjë. E pyeta se si kryhej reforma në atë drejtori policie. Dhe ai më tregoi se sa herë vinte një drejtor i ri (një shef, e quajti ai për saktësi), bëhej reformë. Domethënë përpiloheshin lista të reja partiake, farefisnore, të akrabuara e, edhe të paguara jo rrallë, kryesisht me ndërmjetësinë autoritare të deputetit dhe policë të shumtë nxirreshin "në reformë". Kjo ndodhte edhe kur ndryshonte kryetari i Partisë Demokratike. Edhe kur ndryshonte prefekti. Ndërsa kur ndërroheshin ministrat bëhej "reformë më e madhe", thuajse njëlloj si kur ndryshonte qeveria qendrore.
- E, kështu, mos u çudit që kur të vish herën tjetër të më gjesh në reformë.
Në dispozicion, ose në rezervë, - e korrigjova unë.
- Ne i themi reformë, - kundërshtoi polici disi i habitur nga "padija ime". Posaçërisht u mërzit kur mësoi se unë nuk e njihja as deputetin e zonës, një emër anonim që nuk më thoshte asgjë.
Ai më tregoi me një lloj krenarie se i kishte shpëtuar nja dhjetë "reformave".
***
Sot për reforma flasin të gjithë. Flasin dokumentet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Organizatat joqeveritare. Drejtori i KESH. Drejtorët e komanduar të shkollave të fshatrave. Ministrat. Ashtu si drejtues të tjerë të opozitës flet edhe Edi Rama. Ky i fundit ka shkuar aq larg në teoritë e tija revolucionare, sa më shumë se një herë ka folur jo vetëm për domosdoshmërinë e reformimit të mbarë shtetit, por edhe për shembje të sistemit!!!
Megjithatë, më shumë nga të gjithë, për reforma flet me vendosmërinë e njohur Kryeministri i vendit. Madje edhe tashmë, i rrethuar si rrallë herë nga tragjiciteti i asaj që ndodhi në Gërdec, në një përpëlitje që i ngjan asaj të miut në çark, si shtegdalje "të pakontestueshme" ai lëshoi opsionin e domosdoshmërisë së reformës në strukturat e sigurisë së shtetit.
Që Shqipëria ka nevojë për reforma kjo nuk ka asnjë diskutim. Që strukturat shtetërore kanë nevojë për reformë të thellë që duhet ta përafrojë aktivitetin e tyre me simotrat evropiane, kjo gjithashtu as që ka diskutim. Që strukturat e sigurisë së shtetit, të cilat jo rrallë janë edhe pjesë e pisllëkut të korrupsionit që e ka mbërthyer keq shoqërinë tonë kanë nevojë për reformë, kjo po ashtu është evidente.
Madje më shumë se kaq. Për reformë flet Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sarkozia. Putini. Kancelarja Merkel. Mbi argumentin e reformës kryesisht po zhvillohet edhe lufta politike në Italinë fqinjë, të përfshirë në fushatë zgjedhore. Për reformën e pensioneve u bllokua kryeqyteti i Greqisë tash sa herë. Ndërsa reformimi i Serbisë mbetet një kryetemë e politikës jo vetëm rajonale.
Mirëpo nuk është e vështirë të kuptohet se në lidhje me të ashtuquajturat reforma, në vendin tonë ekziston një "keqkuptim" (për të përdorur termin më të butë) i madh dhe që ka pasoja të drejtpërdrejta në radhë të parë në administrimin e interesave tona të përbashkëta, pastaj edhe në proceset integruese ku jemi përfshirë. Ky keqkuptim lidhet së pari me faktin se reformë në Shqipëri do të thotë ta përdorësh me prepotencë pushtetin për të instaluar në administratë tarafin personal partiak dhe korruptiv. Parcelizimi tashmë i pranuar nga të gjithë i shtetit sipas ministrive-parti, ka bërë që shteti të funksionojë si një makineri e ç‘balancuar ku funksionon mirë vetëm një gjë: aferat korruptive që "shëndoshin" interesat e partive dhe "shtojnë" elektoratin. Më tregonin jo pa shqetësim se në qytetin e Korçës, p.sh., thuajse të gjithë mjekët që kanë ambicie janë bërë anëtarë të Partisë Demokristiane të Ndokës. Reforma nëpër qendrat shëndetësore të Shqipërisë ka goditur pa mëshirë si majtas, ashtu edhe djathtas, përjashto partiakët e afiluar në PDK. Në një ndryshim të mundshëm të kreut të ministrisë do të shohim se si shumëkush do të nxjerrë teserën e radhës, pra tjetrën. E njëjta gjë ndodh në shkollat anembanë vendit, ku edhe pastrueset duhet të jenë të partisë pa emër të Pollos. Askund nuk flitet për aftësi. Askund nuk flitet për karrierë dhe profesionalizëm. Konkurrimit i ka humbur emri, ndërsa për status nëpunësi civil as që bëhet fjalë. Drejtorë drejtorish, shoferë, sekretarë të përgjithshëm, referentë dhe ambasadorë, shefa llogarie dhe veçanërisht faturistë, doganierë, policë tatimorë dhe policë të Policisë së Shtetit, janë thjesht dhe vetëm në dorë të humorit dhe interesave të "shefit" të radhës. Frika në mes specialistëve të pakët që kanë mbetur nëpër struktura është përhapur gjithandej. Dhe është mbase ndër të vetmet frikëra të tolerueshme, pasi lidhet me bukën e kalamajve.
Dhe, në këtë realitet, të cilin jo pak njerëz e konsiderojnë qeverisje në rrjedhje të lirë, ajo çka është më shqetësuese mbetet fakti se të gjithë janë ambientuar me këtë antilogjikë që po shkatërron përfundimisht shtetin, pasi, të flasësh kundër kësaj të ashtuquajture reformë të marrin me sy të keq jo vetëm shefat, por edhe "ndërkombëtarët", thuajse njëlloj siç konsideroheshin personat me shfaqje të huaja në kohën e komunizmit.
Aq evident është ky keqkuptim, saqë edhe në jo pak shkrime të botuar së fundmi në lidhje me shkaqet e asaj që ndodhi në Gërdec, pasi vihet në dukje me korrektesë se afera korruptive që qëndron në zemër të tragjedisë është ndihmuar nga aprofesionalizmi i strukturave ligjërisht përgjegjëse, shtohet si një refren i domosdoshëm: reforma sigurisht që duhej bërë… Njëlloj si në kohën e diktaturës kur domosdoshmërisht duhet ta filloje çdo material zyrtar me shprehjen "Nën dritën e mësimeve të Partisë e të shokut Enver…". Askush nuk flet për objektiva (goals, siç i thonë ndërkombëtarët), për analizë pune (evolution i thonë po këta ndërkombëtarë) dhe për efektivitet. Topin e përgjegjësisë në lidhje me atë që ndodhi, ndaç Kryeministri, ndaç ministri i larguar, ndaç Presidenti, ndaç shefi i Shtabit mund ta hedhin ku të duan, por ata e kanë atë top të përgjakur në duart e tyre qysh në momentin kur iu vu fshesa specialistëve të armatimit që kishin nga 20 deri në 30 vjet në ato detyra, që në momentin kur mbi 90 për qind e tyre janë zëvendësuar nga të ashtuquajturit militantë (Gazeta "Shqip", datë 22 mars 2008, dëshmi e kolonelit "në rezervë", ish-drejtor i armatimeve dhe municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes). Dhe këtu fillon përgjegjësia, edhe ajo politike, sigurisht.
… Ja përse sa herë Berisha përmend fjalën "reformë" strukturat e shtetit tranden. Dridhet edhe polici që përmenda në krye të herës, nëse është ende polic, sigurisht.