Fatura, qeveria merr frymë lirisht
Ministria e Financave u lehtësua kur mori vesh se dëmi total i shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm i Gërdecit ishte vetëm 1.5 miliardë lekë. Ministri Bode me stafin e tij paraprakisht kishin llogaritur se dëmi total mund të kalonte shifrën e 4 miliardë lekëve, por fatura përfundimtare ishte shumë më e vogël se kjo. Në një hark kohor prej katër ditësh ekspertët shqyrtuan mbi 4200 banesa, nga të cilat 3615 rezultuan me dëme të shkallëve të ndryshme, nga rrafshimi i plotë, te dëme të rënda, mesatare dhe të lehta. Qeveria thotë se i gjithë ky proces vlerësimi, në të gjitha rastet, u bë në praninë e kryefamiljarit, ose të familjarëve të autorizuar. Sipas saj, të gjithë formularët e vlerësimit u firmosën jo vetëm nga vlerësuesit, por në marrëveshje të plotë edhe nga të dëmtuarit. Dy ditë më parë, Kryeministri Berisha bëri të ditur se vlerësimi i përfunduar përfshin vetëm objekte private dhe jo ato publike të dëmtuara, të cilat do të trajtohen nga ministri të veçanta. Numri i objekteve të dëmtuara në qytetin e Vorës është 1112 objekte. Në Marqinet 365 objekte, ku përshihen shtëpi dhe lokale, në Gjokaj 253 objekte, Picar 239 objekte, Kodër Vorë 297 objekte, Gërdec 109 objekte, Sharrë 139 objekte, Mucaj 359 objekte, Marikaj 651 objekte, biznese 32, ferma bujqësore 34, bagëti të fermave bujqësore 25. Për të lehtësuar faturën përfundimtare, qeveria vendosi që të përjashtojë nga të gjitha taksat vlerën e punimeve ndërtimore në zonën e emergjencës do të jetë e përjashtuar nga çdo lloj takse. Vlera totale e objekteve private të dëmtuara, e cila përfshin edhe vlerën e orendive shtëpiake dhe pajisjeve elektronike arrin vlerën e 1.57 miliardë lekëve.
Manovra me tatimet
Në fakt, qeveria, me të drejtë, gjeti një zgjidhje, e cila pati një ndikim të konsiderueshëm në shfryrjen e faturës përfundimtare të dëmeve, si pasojë e shpërthimit të depos në Gërdec. Përmes një urdhri, ministri i Financave kushtëzoi dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara vetëm në bazë të deklarimit që ato kishin bërë në tatime. Pjesa dërrmuese e bizneseve në vend në përpjekje për t‘u shpëtuar tatimeve kanë deklaruar vlera mjaft të ulëta të aseteve të tyre. Gjithçka nis që me importin e makinerive nga jashtë, të cilat deklarohen me vlerë më të ulët nga realiteti. Më vonë edhe zërat e tjera të aseteve të një biznesi ulen artificialisht për të paguar sa më pak taksa. Qeveria e ka shfrytëzuar të gjithë këtë situatë për ta kthyer në favorin e saj.