Rikthehet furnizimi i ujit të pijshëm në Fier dhe Vlorë
15/05/2011 Ujësjellësit debitorë pranë CEZ-it, ndërhyn Olldashi
Rikthehet furnizimi i ujit të pijshëm në qytetin e Fierit. Situata alarmante e paraqitur nga komuniteti, por në të njëjtën kohë edhe negociatat e qeverisë me kompaninë energjetike CEZ për kthimin e debisë kanë rikthyer normalitetin e furnizimit me ujë në mëngjesin e djeshëm. Sipas drejtuesit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit Fier, Ervin Muskaj, është mundur të zgjidhet ky ngërç nga qeveria shqiptare duke siguruar komunitetin për furnizimin me ujë në vazhdimësi. Ka qenë ndërhyrja e ministrit të Transporteve dhe njëkohësisht edhe deputetit të qarkut Fier Sokol Olldashi pranë CEZ që zgjidhi situatën e rëndë të krijuar mes kësaj kompanie dhe sh.a ujësjellës.
Në lidhje me borxhin e madh që kjo kompani i detyrohet CEZ qytetarë të ndryshëm janë shprehur me falënderim për situatën që u zgjidh, ndërsa nuk harrojnë të bëjnë edhe komente në lidhje me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi gjendja dhe jetesa e tyre u vështirësua nga mbajtja e peshës së kovave të rënda me ujë nëpër burime ujore të ndryshme, duke kujtuar kështu një kohë të shkuar. Ndërkohë drejtori i sh.a. Ujësjellës në Fier, Ervin Muskaj, deklaroi se gjithçka ishte për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e kompanisë CEZ për shkak të borxhit. “Për shkak të një borxhi të madh nga ana e ndërmarrjes sonë CEZ ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm në vendburimin e Kafarajt nga ku furnizohet qyteti i Fierit me ujë të pijshëm. Ne vumë në dijeni qeverinë dhe pushtetin lokal për situatën e rëndë të krijuar dhe ka qenë vet CEZ që me ndërhyrjen e qeverisë ka rilidhur energjinë elektrike tek pompat e Kafarajt. Vlen të theksohet edhe fakti që teknologjia në Kafaraj është shumë e vjetruar dhe se harxhohet shumë energji. Veç kësaj borxhi ka qysh në muajin gusht të vitit të kaluar sepse vetëm 45% të faturave të konsumit të ujit të pijshëm janë shlyer nga konsumatorët”. Ndërmarrja e Ujësjellësit i detyrohet kompanisë CEZ një vlerë monetare prej 98 milionë lekë të reja. Kjo shumë subvencionohet nga qeveria shqiptare dhe për shkak të mos shlyerjes së këtij viti ka ardhur edhe vendimi i CEZ për të ndëshkuar 20 ujësjellës në rang republike, por duke ndëshkuar në këtë rast edhe komunitetin. Rikthehet uji për një pjesë të qytetit. Për një pjesë të qytetit të Vlorës, uji i pijshëm është rikthyer përsëri duke normalizuar situatën, ndërsa në shumë zona të tjera vijon situata problematike. Uji është rikthyer në zonën e “Skelës” dhe të “Ujit të ftohtë”, ndërkohë që lagja “Kushtrimi”, “Lirim”, si dhe disa lagje të tjera në pjesën veriore të qytetit ankohen ende për ujin. Nuk ka ende një përgjigje zyrtare në lidhje me problemin e ujit të pijshëm, por duket se vendimi për sjelljen e ujit ka ardhur pas ankesave të shumta kryesisht atyre që vinin për çeljen e sezonit veror.
A.D, DH. S