Tirana në festë për “çlirimin e kështjellës së Vasil Shantos”
15/05/2011 Situata në kryeqytet, “pushtimi” i rrugëve dhe interpretimi i “fitores” nga militantët
Sapo mbaroi numërimi i votës së fundit i njësisë kyçe, tek “Kështjella e Vasil Shantos”, nëpër rrugët e Tiranës vërshuan qindra simpatizantë të të dyja krahëve politike. Festa filloi krejt papritur, që në sekondën e parë, kur nga ekranet e televizioneve reflektohej qartazi sekondë pas sekonde, entuziazmi i deputetëve që ndodheshin në palestrën e shkollës së mesme. Kështu, pas orës 15.10, bulevardi kryesore “Dëshmorët e Kombit” dhe ai “Zogu i Parë”, u pushtuan nga kolona të gjata makinash që u binin borive pa pushim, duke festuar fitoren. Gjithashtu, turma njerëzish përshëndesnin nga trotuaret e bulevardeve, duke uruar njëri-tjetrin për fitoren e arritur. Makinat dyndeshin nga rrugët kryesore që të çojnë në qendër dhe përshkonin kryesisht bulevardin kryesor. Pjesa dërrmuese e tyre ishin makina private, kryesisht makina luksoze të tipit “Benz”, “BMW”, “Wolsvagen”, etj, ndërsa nuk mungonin edhe furgonët apo motoçikletat. Në dritaret e mjeteve valëviteshin flamuj të forcave politike, por më tepër viheshin re flamujt e Partisë Demokratike, pasi sinjali i parë mbërriti nga kjo forcë politike. Shtabi blu elektoral duket se kishte përllogaritur çdo votë që numërohej në njësinë nr 5, ndaj në sekondën e fundit, nisën edhe vërshimet e para të simpatizantëve të PD-së. Përveç makinave, në rrugë kishte edhe njerëz të mbështjellë me flamurin blu dhe dy gishtat lart. Në krahun tjetër politik, pra në kampin rozë, fillimisht pati një stepje, pasi edhe shtabi i tyre elektoral kishte bërë përllogaritjet e para dhe rezultati fliste në favor të kandidatit të djathtë. Por vetëm pak minuta më vonë, festa pati dy ngjyra, sepse edhe socialistët mendonin se kishin fituar me 10 vota më tepër. Gjithsesi, festa e PS-së ishte përqendruar kryesisht në ambientet para selisë rozë. Në rrugët e Tiranës, të rralla ishin makinat që vërshonin duke valëvitur flamujt e PS-së. E kështu, teksa festa nuk njihte limite, Tirana u pushtua nga një atmosferë që e kalonte gëzimin e fitores së kombëtares së futbollit. Valvula kryesore ku shkarkohej i gjithë ai fluks makinash ishte qendra e qytetit dhe pamja që të ofronte ajo pas orës 15.10, ishte tepër komplekse, e bukur nga njëra anë, ku dallohej qartë emocioni, por edhe disi e rrezikshme, pasi makinat aty kalonin me një shpejtësi të rrufeshme. Disa të huaj, të rastësishëm nxorën menjëherë aparatet fotografike dhe kamerat për të fiksuar ato momente. Nja tri a katër makina bënë atë rrotullimin tipik me anë të frenimit të menjëhershëm, duke krijuar rrathë të zinj në asfalt. Më e komplikuar situata dukej se ishte përballë Muzeut Kombëtar, pasi aty kryqëzoheshin disa rrugë dhe shkëmbimi i makinave me njëra-tjetrën, duket se ishte i vështirë dhe i rrezikshëm si për mjetet, ashtu edhe për kalimtarët. Sakaq, makinat e policisë që kalonin aty duket se me ngjyrën e tyre blu bëheshin njësh me ato të simpatizantëve të PD-së, pa pasur mundësinë të kryenin ndonjë veprim që të parandalonte aksidentet e mundshme. Më tej atmosfera festive u zhvendos tek oborret para selive të partive, ku më e spikatura ishte ajo e Partisë Socialiste, pasi kryetari i saj doli i pari në një deklaratë optimiste, ku dukej se shpalli fitoren. Aty nisën edhe vallet nën tingujt e muzikës së huaj dhe urimet mes militantëve. Nga kampi tjetër, pak më herët Kryeministri Berisha kishte dhënë sinjalin e qetësisë, ndaj atmosfera që reflektohej aty ishte disi më e qetë. Gëzimi tek PD-ja filloi në momentin kur u sinjalizua një gabim i përllogaritjes së KQZ-së, nga i cili kampi blu priste një fitore të kandidatit të tyre. Edhe disa minuta më vonë kandidati i kampit blu shfaqi hapur pranimin e rezultatit që do të publikonte KQZ-ja. Gjithashtu, përveç rrugëve e lagjeve të ndryshme të Tiranës, ku kishte grumbullime sporadike dhe spontane, një tjetër vend ku pati njerëz me shumicë për ditë të tëra ishte ai përballë shkollës së mesme “Vasil Shanto”, ku numëroheshin votat e njësisë nr 5. Edhe aty viheshin re shpërthime të simpatizantëve të ndryshëm. Pra, me pak fjalë, dje Tirana i ngjante një qyteti të sapoçliruar, ku banorët e saj ende nuk e kishin të qartë se cili ishte armiku, ndaj kujt ishin çliruar dhe për më tepër, cili kishte fituar!.