E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Korcë-Pogradec, plagosen 3 të rinj

KORCE- Tre të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në aksin Korcë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Vlocisht kur një automjet me targa greke që udhëtonte nga Korca në drejtim të Maliqit ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me trasenë e saj.

Për pasojë drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë Bledi Topciu, Arjan Latifi dhe Ilir Tahirllari. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin rajonal të Korcës ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qënë tejkalimi i normave të shpejtësisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›