E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Populli, Igli Totozani është i përzgjedhuri i PS-së

Tiranë- Igli Totozani është i perzgjedhuri i Partisë Socialiste për kreun e institucionit të Avokatit të Popullit.

Pasi mbaroi edhe faza e dytë e përzgjedhjes, ajo e dëgjesës publike të 12 kandidatëve për Avokatin e Popullit dhe seleksionimit të bërë nga ky komision, Partia Socialiste shpalli sot emrin për kreun e institucionit.

I përzgjedhuri Igli Totozani do ti propozohet së shpejti kryesisë së PS-së dhe grupit parlamentar socialist. Kështu ka deklaruar për mediat sot deputetja Eglantina Gjermeni.

Në fjalën e saj deputetja Gjermeni deklaroi se PS shpreson se kandidati i zgjedhur t’i japë publikut atë çfarë ai meriton nga Avokati i Populli.

Ne besojmë që kështu lidhim fjalët me veprat, nevojat e publikut me nevojat kushtetuese, shpresojmë dhe besojmë se kandidatura fituese do të përmbushë me sukses pritshmëritë që na udhëhoqën, por urojmë që zgjedhja jonë të përmbushë atë që publiku meriton nga ky institucion- u shpreh Gjermeni.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›