Rama: Avokat për popullin, jo për pushtetin
TIRANE- Kryesocialisti Rama reagon nga Twitter-i pas përzgjedhjes së kandidaturës që PS-a do t’i propozojë Kuvendit për postin e Avokatit të Popullit.
Rama u shpreh se PS tregoi sot se është gati për një administrim publik të modelit europian, ndërsa kandidaturën e përzgjedhur për Avokat të Popullit, Rama e cilësoi avokat për popullin dhe jo për pushtetin.
“Shqiptarët sapo panë një provë se PS është gati për një administrim publik europian. Avokat për Popullin jo për pushtetin sot apo nesër”, shkruan Rama në Twitter.
(ma.ar/BalkanWeb)