Rikthehet komedia "Art" në Teatrin Kombëtar
TIRANË- Komedia "Art" e regjisorit Fatos Haxhiraj do të ngjitet edhe një herë mbremjen e nesërme, në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar, pas premierës së saj në 25 shkurt, nga aktorët Enver Petrovci, Artan Imami dhe Bujar Asqeriu.
Komedia e autores franceze Yasmina Reza, do të risjellë në skenë aktorin Petrovci, që, sëbashku me protagonistët e tjerë, do të rrëfejnë historinë e miqësisë së tyre 15 vjeçare, tronditjen që ajo pëson dhe vështirësitë nga të tre personazhet ta ruajtur atë.
Komedia e shfaqur për disa javë në Teatrin Kombëtar, do të vijë edhe një herë në datat 22, 23 dhe 24 prill, ora 20:00, për të sjellë tre personazhe të ndryshme, tre karaktere të ndryshme të gjenduar përballë faktit të prishjes së miqësisë së tyre.
Një konflikt që kalon nga argumentat teorike mbi artin modern, në gjëra shumë personale, në kufijtë e shkatërrimit të shoqërise se tyre të gjatë dhe të ngushtë.
Ngjarjet zhvillohen në tre shtëpitë e personazheve, por skena është e njëjtë, fasadat dhe mobiljet e shtëpive janë të njëjta, ato dallohen vetëm nga një detaj. Skenografi i shfaqjes, Bujar Kapexhiu, e ka konceptuar dallimin në një pikturë të ndryshme që shfaqet në çdo shtëpi.
Komedia “Art” është fituese e disa çmimeve kombëtare letrare për veprën, si dhe e disa çmimeve ndërkombëtare për vënien teatrale. E përkthyer në më shumë se 30 gjuhë “Art” është ngjitur në skenat teatrale të pesë kontinenteve.
(e.m/ata/BalkanWeb)