Me mire se hic...

Pak dite me pare nje grup te rinjsh qe angazhohen prej kohesh ne shfaqjet e Teatrit te Operes dhe Baletit i drejtuan nje thirrje te hapur kryeministrit z. Sali Berisha dhe vete drejtorit te institucionit z. Zhani Ciko qe te marrin masa per gjetjen e zgjidhjes se problemit te tyre.
Ata u ankuan per reduktimin e pageses qe aktualisht marrin vetem 14 mije lek nderkohe qe kerkuan te mos punojne me pa sigurime. Sot drejtori i Teatrit te Operes dhe Baletit Ciko jep nje pergjigje per shqetesimet qe ngriten te rinjte. Ai shpjegon se reduktimi i pagesave te tyre ka ardhur si pasoje e reduktimit te vete fondit permes te cilit ata paguahen nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.
Ky fond fillimisht u mendua per 10 veta u shtua deri ne 15-te dhe vitin e kaluar u shtua deri ne 29 veta. Sivjet fondi erdhi me i reduktuar ndoshta per arsye te larmise se projekteve qe kane pasur. Mund te thone boll keni marre gjithe keto vjet tani kush eshte i zoti te futet ne pune kush nuk eshte i zoti te shohe drejtimin e vet ne jete.
Keshtu shprehet Ciko ndersa shton me nje ton te qarte nervozizmi se Keta te rinj erdhen ne zyre tek une dhe ua shpjegova situaten dhe i parashtrova idene qe ose te ulim numrin e te rinjve dhe te mbajme te njejten kuote dhe pas konkursit kush fiton futet kush nuk fiton nuk hyn ose te pranojme qe te futen edhe te tjere.
Sipas tij te gjithe ishin dakord. Edhe ata qe kane nga 5-6 vjet qe ushqehen me kete fond qe te futen sa me shume qe te jete e mundur. Dhe keshtu u mbyll biseda shtoi ai. Ndiqni me poshte intervisten e plote ku gazeta interesohet edhe per rastet e privilegjimit qe sot vazhdon tu behet artisteve te ndryshem apo individeve te cilet si ne kohen e komunizmit ende rekomandohen nga lart sic pretendojne artistet e rinj.
Perpara nje jave te rinjte e Teatrit te Operes dhe Baletit ngriten zerin kunder kushteve te punes ne institucionin qe ju drejtoni. fare zgjidhje parashtroni per problemet qe ata kane
Marredheniet me artistet e rinj jane prioritet i Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit. Nuk ka nje artist sot duke filluar nga Armando Kllogjeri perpara tij Vikena Kamenica Sidrid Bejleri me pas Armando Likaj Emiliana Palushaj e deri tek te te tjere edhe me te rinj qe nuk kane ecur neper kete rruge. Dikush ka ardhur si korist dikush tjeter ka ardhur si i jashtem dikush eshte marre qe nga bankat e shkolles. Pra nuk di asnje artist qe te jete afirmuar dhe te kete mbetur jashte ketij teatri. Deri te emrat e fundit Ardita Meni apo Ramona Tullumani.
Rasti i Tullumanit duket ndryshe. Ky ishte roli i dyte ne teater dhe ajo nuk ka ardhur nga fondi i te rinjve...
Ska rendesi. Teatri nuk ka lene njeri jashte Kur vjen nje njeri dhe te kendon Violeten te kendon Xhilden eshte nje perjashtim dhe ne kete rast drejtoria duhet ti gjeje mundesirat ti pergjigjen ketyre rasteve.
Nuk shoqerohet me te njejten vemendje rasti i Emiljana Palushaj qe ka realizuar jo pak role te para ne teater dhe ka disa vjet me Fondin e te Rinjve
Emiljana Palushaj eshte nje kengetare shume e mire por nuk ben pjese te eksepcionet perjashtimet. Ben pjese te kengetaret me perspektive shume te mire pasi ne art dihet ka diferencime. Tullumani ka bere dy role te para Xhilden te Rigoleto dhe Violeten te Traviata.
Rolet e para nuk i kane munguar as Palushajt. Perse eshte kaq i vecante rasti i Tullumanit
Sepse ka bere dicka me shume dhe pa qene pjestare e Teatrit te Operes. Ka ardhur eshte futur ne audicion ka fituar rolin ka realizuar shfaqjen dhe ka ikur.
Te kthehemi te problemi i te rinjve z. Ciko. Si mendoni se do zgjidhet ai
Ne teatrot e medhenj te botes prane Teatrove te Operes ka akademi qe jane organizma private ne te cilat hyhet nepermjet konkurseve dhe paguhet. Sic hyhet ne nje kurs pasuniversitar privat. Duke ditur qe ne Shqiperi shpenzimet kostot e ketyre akademive jane te larta jo te gjithe kane mundesi ti perballojne u krijua Fondi i te Rinjve i cili gjeti mbeshtetje nga Ministria para 6 vjetesh. Ky fond fillimisht u mendua per 10 veta u shtua deri ne 15-te dhe vitin e kaluar u shtua deri ne 29 veta. Sivjet fondi erdhi me i reduktuar ndoshta per arsye te larmise se projekteve qe kane pasur. Mund te thone boll keni marre gjithe keto vjet tani kush eshte i zoti te futet ne pune kush nuk eshte i zoti te shohe drejtimin e vet ne jete.
Po ketu mundesite per punesim jane edhe me te pakta
Sivjet kemi nje fond te tille 2 milione me pak se viti i kaluar. Pretendentet per te ardhur me kete fond u rriten. Keta te rinj erdhen ne zyre tek une dhe ua shpjegova situaten dhe i parashtrova idene qe ose te ulim numrin e te rinjve dhe te mbajme te njejten kuote dhe pas konkursit kush fiton futet kush nuk fiton nuk hyn ose te pranojme qe te futen edhe te tjere. Te gjithe ishin dakord edhe ata qe kane nga 5-6 vjet qe ushqehen me kete fond qe te futen sa me shume qe te jete e mundur. Dhe keshtu u mbyll biseda.
Cilat jane nevojat reale te institucionit per forcat e reja
Ta themi hapur shte nje perfitim i dyfishte. Nga njera ane keta djem dhe keto vajza te cilet kane mbaruar shkollen kane nje strehe ku futen ushtrohen marrin pjese ne shfaqje dhe rrisin kapacitetin e tyre krijues ne art. Nga ana tjeter teatri ne vend qe te marre njerez te ndryshem per te vene shfaqje i mban dhe i stervit keta njerez dhe i ben te afte qe te konkurrojne per tu bere pjestare permanent te trupes se Operes ne te ardhmen.
Por ky eshte vetem nje institucion. Konkurrenca eshte e madhe organigrama e tij eshte e stabilizuar me parametrat qe ka administra publike shqiptare. shte e domosdoshme qe edhe Bashkia e Tiranes te kete projekte per ta perdorur kete rezerve te madhe artistike qe krijohet.
Pra teatri nuk mund ta perballoje fluksin e te rinjve qe afrohen prane tij
Te gjithe jo. Opera perballon ato pjese qe i sherbejne te muzikes skenike. Po ka edhe instrumentiste te tjere shume te mire te cilet mbarojne shkollen qe duhen aktivizuar diku. Pastaj rinia sot duhet te heqe dore nga ideja se do te kene nje strofke ku do te fillojne punen derisa te dale ne pension. Iku kjo mundesi.
Megjithate te rinjte angazhohen gjithe kohes ne teater dhe paguhen vetem 14.000 leke
Ata angazhohen vetem tre ore pune ne dite. Per te dale per te thene qe Darka eshte gati nje batute ne te gjithe operen nuk stervitet kater ore ne dite pune. Shumica angazhohen me role te vogla role simbolike te cilat i inkurajojne. Te rralle jane ata dy tri emra qe kane bere role te rendesishem. Dhe paguhen shume me teper. Marrin rrogat qe ka ky shtet per artin 500-600 mije leke. Kaq i ka rrogat.
E ndersa vitet e punes u ikin nuk u paguhen edhe sigurimet
Ne baze te Kodit te Punes pjesemarresit ne projekte nuk gezojne te drejten e kontributeve qe gezojne punonjesit. Ata qe nuk jane me kontrata punesimi nuk gezojne te drejten e pushimeve nuk gezojne te drejten e trajtimit mjekesor sepse projekti mund te jete 1 3 8 mujor. Cila eshte rruga qe keta njerez ndonese nuk jane te punesuar te gezojne te drejten e tyre Ligji shqiptar ka vene nje tarife shume te ulet per tu paguar cdo muaj dhe ti gezosh te drejten edhe te pensionit edhe te sigurimit shendetsor. Kjo eshte 500 leke. Pra ja vlen paga sikur edhe per kete ta shpenzosh.
Kjo eshte zgjidhja qe ju parashtroni
Kjo eshte shume normale. Nuk ekziston nje artist qe mbaron nje Konservator dhe futet menjehere ne pune. Une thashe Bashkia te hape Filarmonine dhe me te drejte Bashkia mund te thote sa aplikime kemi pasur ne nga keta te rinj Po ne Ministri kane shkuar kane aplikuar Perse vetem Opera do zgjidhi problemet e cdo njerit qe ka bere shkollen Paga e projektit eshte nje dhurate e Teatrit te Operes qe te futen ketu pa paguar asgje.
I kam thirrur dhe i kam thene te rinjve. Merrni kete shume qendroni ne Opera shikoni aktivizohuni edhe diku tjeter. Klikoni ne internet shikoni ku jane audicionet jashte i keni te gjitha keto mundesi. Perse u gezuam ne nga heqja e vizave U gezuam nga kjo sepse cdo njeri sot qe e ndjen veten te afte klikon gjen daten merr pjese dhe mat veten. Njerez te rinj dembele qe kujtojne se shteti do ti jape nje vend dhe do ti mbaje per tre ore pune ne dite...Te zakonshmit duhet te perpiqen te perballen te ecin perpara te investojne per veten e tyre qe te ecin perpara.
Perspektiva e futjes se ketyre njerezve ne pune eshte rotacioni qe ndodh ne institucion per shkak te levizjeve te ndryshme. Ka raste qe behen per arsye shendetsore ka raste qe ai per largimet e tjera ka raste per humbjen e aftesive ka edhe raste per kryen e ciklit te plote dhe daljes ne pension te njerezve. Pra do presin rrotacionin qe ata jane me te mire. Te tjeret do te aktivizohen ne baze projektesh.
Atehere perse i mbani ne pune keta te rinj
Varet se ku i aktivizojme. shte tjeter te kendosh ne kor tjeter te dalesh me nje rol te vogel ku thua 5 fjale dhe tjeter eshte te kendosh nje rol kryesor. Ka nga ata qe jane ne korin e ansamblit. Kori i ansamblit ne cdo koncert kendon dy pjese nga 3 minuta-6 minuta. Me gjeni nje pune tjeter qe sapo del nga shkolla dhe futesh direkt dhe per 6 minuta paguhesh 150 leke. eshte e pakte jam dakord por eshte me mire sesa hici.
Duket se aktivizimin e te rinjve e pengon edhe ky cikel i mbyllur. Ata qe dalin ne pension i shohim serish ne teater
Teatri duhet te mesoje te respektoje artistet kontributore. Ata vijne per te dhene eksperiencen e tyre nuk kane zene asnje vend. Jane ne pension dhe nuk marrin asnje shperblim nga teatri. Vijne per pasionin e tyre. Tashme eshte bere rotacioni ne teater. I vetmi person jam une por qe kur ta gjejne zevendesuesin do te me zevendesojne. Per mua nuk e kane gjetur akoma.