E Diel, 1 Nëntor 2026

Aurela Gace përRojters: Në Eurovizioncoj shpirtin shqiptar

TIRANE- Jam shumë e lumtur sepse miliona europianë do të mund të marrin një copëz shpirti dhe pasioni shqiptar qoftë edhe për pak minuta. Kështu shprehet këngëtarja Aurella Gaçe në një intervistë për agjencinë prestigjoze Rojters, e cila i ka kushtuar vëmendje divës shqiptare që do të konkurojë në 10 maj në Eurovizion 2011.

Ndërsa afrohet festivali i këngës Eurovizion 2011, agjencia prestigjore Rojters i ka kushtuar vëmendje këngëtares Aurela Gace, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kompeticion. Diva shqiptare, raporton Rojters, do të këndojë “Feel the passion”-ndjeje pasionin, në Dyseldorf të Gjermanisë në 10 maj të këtij viti. Feel the passion, e cila në versionin origjinal ishte Kënga ime, fitoi cmimin e parë në edicionin e 49-të festivalin e këngës në RTVSH dhe kjo është hera e tretë që Gaçe triumfon në këtë festival. Kënga e përpunuar dhe e përkthyer në anglisht për Eurovision 2011, ka një ndjenjë mesdhetare dhe vargje mjaft të forta. Vetë këngëtarja shprehet mjaft e lumtur për këtë mundësi.

Jam shumë e lumtur që mua mu dha mundësia për të përfaqësuar vendin tim Shqipërinë në një event kaq të rëndësishëm sic është Eurovizioni: Jam e lumtur sepse miliona shikues në të gjithë Europën do kenë mundësinë të marrin një pjesë të shpirtit dhe pasionit shqiptar, për të marrë pak nga dashura që unë përcjell përmes muzikës, sepse për mua mua muzika është dashuri dhe kam kënduar për të në këtë këngë”, - u shpreh Aurela.

Ndërsa drejtori i videoklipit, Albert Malltezi shprehet se kjo është hera e parë që Shqipëria do të përdorë efekte skenike. Gaçe ka shëtitur tashmë Turqinë, Greqinë dhe Kosovën për të promovuar këngën e saj dhe fansat i kanë mbetur besnike.

Megjithatë duket se shanset për të fituar Eurovizion janë të vogla. Gace duhet të mundë 42 sfidantët e tjerë, mes të cilëve një rrepist grek, një paqedashës nga Austria, binjakët e shumëpërfolur Jedëard nga Ireland dhe natyrisht fituesen e vitit të kaluar, Lena nga Gjermania. Pas 55 vitesh kompeticioni Eurovision është shndërruar në një institucion të vërtet kulturor dhe argëtimi, i ngulitur fort në zemrën dhe mendjen e Europës.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›