E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet nga qyteti i ëndrrave

Është rikthyer për pushime në Shqipëri, por me ide të qarta në kokë për projektet që e presin. Një këngë e re, një rol i ri në teatrot më të njohur të Parisit, ndërsa Elia Zaharia premton një imazh ndryshe, pse jo sërish nën petkun e grupit Spirit Voice

-Keni pak ditë që keni lënë Parisin, për disa javë pushimesh në Shqipëri. A jeni ambientuar ndopak?

“Pasi mbarova vitin shkollor dhe kontratën e fundit me një teatër në Francë, jam kthyer këtu në Shqipëri për të kaluar disa javë pushime. Kam pak ditë që kam ardhur dhe problemi i parë është të ambientohem sa më shpejt me klimën e këtushme... shumë nxehtë”.

-Di që edhe mamaja juaj, Yllka Mujo, ju ka shoqëruar në këtë kthimin tuajin në Tiranë. A ju viziton shpesh ajo në vendin ku ju jetoni?

“Mami ndenji në Paris gjatë muajit të qershorit dhe pastaj u kthyem bashkë. Vjen e më viziton sa herë ka pushim me punën. Këtë vit kaluam Krishtlindjet dhe Vitin e Ri tek unë, si dhe muajin e parë të verës. Domethënë, më shpesh vjen ajo, sesa kthehem unë. E do Parisi mamin, e pret me dashuri. Edhe koha hapet sa herë që ajo vjen”.

-Elia, keni pak kohë që keni publikuar një këngë të re në gjuhën angleze “October 31”. Mund të na thuash diçka më shumë për të?

“October 31” është bashkëpunimi im i parë me kompozitorin tim Morgan Emmery. Kemi filluar punën prej 4 vjetësh dhe personalisht kam arritur në përfundimin se ai është shumë produktiv dhe muzika e tij është e përshtatshme për vokalin tim. “October 31” ishte balada e parë që kompozoi për mua dhe padyshim që pata dëshirë që ta shfaq në vendlindjen time. U desh pak kohë, derisa na u propozua realizimi i videoklipit nga djemtë e produksioneve “Smart” dhe “MF group” në Maqedoni e Kosovë, gjithashtu dhe pak kohë për të testuar terrenin. Mendimet dhe vlerësimet kanë qenë tërësisht pozitive, gjë që më shtyn të mos e lë këngën pa motra dhe vëllezër të tjerë (qesh)”.

-Ka ndonjë histori të veçantë nga e cila merr spunton ky hit?

“Kënga padyshim është frymëzuar nga diçka, por se sa është personale dhe e jetuar nga autori... nuk e di. Ne që në fillim kemi vendosur ta përdorim muzikën në shërbim të diçkaje. Të ketë një domethënie dhe një “mision”. Të prekë tema delikate dhe të mos jetë thjesht muzikë argëtuese, sepse mendojmë që çdo njeri ka për detyrë të kontribuojë në mënyrën e tij për të përcjellë mesazhe. Në rastin e kësaj kënge vihet gishti mbi mungesën e dialogut dhe traumatizmin që kjo shkakton tek fëmija, fenomen që, ku më shumë e ku më pak, është i pranishëm dhe shqetësues. Gjithçka rrjedh nga fëmijëria. Aty krijohen këndvështrimet e para dhe po filluan me frikë, do duhet shumë punë me veten për të rifituar qetësinë”.

-A mund të quhet ky një rikthim i juaji në muzikë, pas debutimeve të suksesshme me grupin “Spirit Voice”?

“Unë muzikën nuk e kam lënë për asnjë çast, pasi që kur jam larguar nga Shqipëria, kam vazhduar të punoj, mbase akoma më seriozisht. I kam dhënë shumë rëndësi edhe kurseve ku kam punuar vokalin me pedagogë të kualifikuar. Pothuajse në të gjitha pjesët ku kam interpretuar, ka pasur momente të kënduara, pasi në Paris teatri dhe muzika funksionojnë bashkë. Shkolla e mëson këtë shkrirje që ditët e para të programit”.

-Këtu në Shqipëri po përflitet goxha për një ribashkim të mundshëm të grupit të njohur të vajzave “Spirit Voice”, pjesëtare e së cilës keni qenë edhe ju. Sa e vërtetë është kjo gjë?

“Planet dhe dëshira nuk mungojnë. Ne të katërta i kemi mbajtur lidhjet fort, pasi e kemi ëndërr që të krijojmë sërish bashkë. Por ky rikthim duhet të vijë në kushte optimale, në momentin e duhur që paraqitja të jetë sa më dinjitoze. Gjatë gjithë kësaj kohe shkëputje, të katërta kemi bërë hapa përpara. Tani duhet parë mënyra sesi kjo punë individuale do të vihet në shërbim të një projekti kolektiv”.

-Pak më sipër pohuat që muzika dhe teatri në Paris funksionojnë si një gjini e vetme. Roli juaj i fundit ishte tek filmi “Lule të kuqe, lule të zeza”. Do e befasosh publikun me ndonjë rol tjetër?

“Ky është roli im i fundit në Shqipëri. Por, fatmirësisht, nuk jam mjaftuar me kaq. Kam vazhduar të punoj me filmin në Paris. Roli im i fundit deri tani është në filmin “Franco-monegasque Solidtaire”. Ndërsa për të ardhmen kam disa plane të afërta, por si supersticioze që jam, nuk më pëlqen të flas para se të fillojë procesi i punës”.

-As edhe një detaj më shumë nuk do të na zbulosh rreth këtyre projekteve që të presin?

“Më vjen keq, por nuk dua të flas në ajër, përderisa nuk kam nisur diçka nga ato projekte”.

-Atëherë flasim për diçka konkrete, që ju e provuat në sheshet e xhirimeve këtu në Shqipëri. Si ishte të aktroje përkrah mamasë tënde, e cila është një emër i njohur i skenave shqiptare?

“Ishte shumë bukur. E kisha pasur ëndërr dhe e kam akoma. Mami më ka ndihmuar shumë gjatë punës, me vështrimet e saj aprovuese ose jo, por gjithmonë me shumë takt dhe ëmbëlsi, sepse fillimi është shumë i rëndësishëm dhe çdo gjë është më delikate. Shumë kollaj mund të demoralizohesh, të humbësh besimin dhe të bësh një vrimë në ujë. Unë pata fat se kisha në krah aktorë të mëdhenj, sepse çdo fjalë e tyre për mua ishte mësim”.

-Nëse do të ofrohej sërish kjo mundësi, do e pranoje?

“Pa as më të voglin hezitim”.

-Elia, ju keni shansin që të studioni në një nga kryeqytetet më të famshme të botës, siç është Parisi. Ndoshta disiplina e të mësuarit dhe e punuarit at

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›