Clinton paralajmëron kundër përdorimit të energjisë
Bruksel - Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton dënoi sot përdorimin e energjisë si armë politike, një ditë pasi Rusia kërcënoi se do të ndërpriste furnizimet me gaz drejt Ukrainës, një lëvizje që mund të shkaktonte çrregullime edhe në Evropë, citon Reuters. Kriza u mënjanua dje, pasi Gazprom-i tha se Ukraina kishte paguar detyrimet. Sidoqoftë, liderët evropianë ishin të tronditur dje nga paralajmërimet e kryeministrit rus, Vladimir Putin. Clinton dënoi pushtimin e Gjeorgjisë nga Rusia gushtin e kaluar, që rrezikoi një naftësjellës shumë të rëndësishëm për energjinë në Evropë si edhe paralajmëroi kundër përdorimit të energjisë për përfitime politike.