Shpërthim në Greqi, një i plagosur
Athinë - Kanë vazhduar edhe sot trazirat në Greqi. Mediat e Athinës njoftojnë për një të plagosur pas shpërthimit të një veture. Shpërthimi i veturës së tij, ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vula, një lagje në jug të Athinës ku policia bëri të ditur se shkak ishte vendosja e një mine. ''Shpërthimi që u dëgjua në të gjithë lagjen ndodhi në momentin kur biznesmeni 62-vjeçar ishte futur në makinën e tij'', deklaruan të njëjtat burime.