Prokuroria nis hetimet
Prokuroria ka vendosur te terheqe kaseten ku eshte xhiruar ministri tashme i shkarkuar Ylli Pango. Pas publikimit te videoskandalit ku Ylli Pango i bente shantazh seksual nje femre kundrejt ofrimit te nje vendi pune ne ministrine e Kultures, Prokuroria e Pergjithshme beri te ditur se shume shpejt do te marre ne zoterim te gjitha filmimet e kesaj ngjarje. Sipas burimeve ne Prokurori, fillimisht do te hetohet mbi vertetesine e filmimeve dhe me pas do te vendoset nese do te kete akuze. Ky vendim eshte konfirmuar dhe tashme priten veprimet e metejeshme te prokuroreve. Videot ku Pango eshte regjistruar ne biseda telefonike, dhe ne nje takim tek shtepia e tij zgjasin disa minuta.