E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove, operacioni Touareg kontrollon 257 automjete, 9 konfiskohen

Prishtinë, 6 mars, 11:04, NOA – Përmes operacionit të koduar “Touareg” në Kosovë janë kontrolluar dhe verifikuar 257 automjete, prej të cilave janë konfiskuar 9.

Por gjatë kontrolleve është arrestuar edhe një person, i cili posedonte një pistoletë pa leje, si dhe janë konfiskuar 70 palë targa të ndryshme, 3 libreza të qarkullimit zviceran,1 librezë e qarkullimit gjerman dhe 15 libreza të qarkullimit të Kosovës/

Ky operacion u zhvillua si mbështetje e planit operativ të koordinuar nga qendra rajonale SECI CENTER (Southeast Europian Cooperative Initiative) – qendra rajonale për luftimin e krimit trans-kufitar me seli në Bukuresht.

Ky operacion tregoi gatishmërinë e Policisë së Kosovës që vlerësohet si partner i ri në rajon në zbatimin dhe koordinimin e operacioneve të tilla, andaj të njëjtat të dhëna nga ky raport do t’i dërgohen qendrës rajonale SECI CENTER

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›