E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet paqja ne Komunitetin Mysliman

Kryetari i KMSH-se Selim Muca deklaron vendimin per ngritjen e Universitetit Teologjik Islam ne Shqiperi ndersa radikalet luften e quajne te paperfunduar


Kemi humbur betejen por jo luften. Keshtu e kane konsideruar fundin e perballjes se djeshme grupi i te ashtuquajturve radikale ne Komunitetin Mysliman Shqiptar. Megjithese u jane bindur vendimeve te marra nga Kryesia e ketij Komuniteti ne mbledhjen e dy diteve me pare grupi i akuzuar si ekstremist nuk kane ndermend te nderpresin betejen e tyre per ndryshimin e krereve te ketij institucioni.


Te pakten keshtu jane shprehur dje nen ze perfaqesuesit e kesaj rryme brenda besimit islam ku pervec perfshirjes me afera te shitjeve te trojeve e akuzojne kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe per keqmenaxhim te institucionit. Perkunder luftes se hapur qe deklarojne grupi i radikaleve per kryesine e komunitetit mysliman situata eshte krejtesisht e qetesuar tashme.


Ka qene kreu i KMSH-se i cili dje ne nje konference per shtyp ka deklaruar se institucionit i eshte rikthyer paqja. Madje situaten e dy diteve me pare Selim Muca e ka konsideruar si tentative te deshtuar te grupit radikal per uzurpimin e institucionit qe ai drejton.


E si per te thene qe gjithcka eshte harruar Selim Muca ka bere me dije dje dhe vendimin me te fundit te kryesise se KMSH-se hapjen e nje universiteti te shkencave islame ne Tirane. Sipas tij ky eshte nje vendim historik per te ardhmen e besimit islam ne Shqiperi dhe universiteti do te jete i standardeve nderkombetare.


Ky universitet do te synoje dhenien e nje arsimi te larte te pershtatshem me kulturen traditat dhe karakteristikat e shoqerise shqiptare duke mbajtur ne bazat e tij themelet dhe kushtet e besimit dhe fese islame.


Me hapjen e ketij universiteti te rinjte shqiptare nuk do te kene nevoje te shkojne ne vendet e huaja per te vazhduar studimet teologjike tha dje kreu i komunitetit mysliman.


Megjithese Selim Muca nuk ka bere me dije se kur do te hapen dyert e ketij universiteti ai tha se synimi eshte qe auditoret e tij te mbushen jo vetem me te rinj nga Shqiperia por edhe nga vendet e rajonit dhe Evropes duke u bere keshtu nje qender e promovimit te vlerave islame shqiptare.


Vendimi i kryesise se Komunitetit Mysliman per hapjen ne Shqiperi te nje Universiteti te Shkencave Islame shihet si nje tjeter pergjigje qe drejtuesit e ketij institucioni ndermarrin ndaj besimtareve radikale. Kjo per faktin e vetem se shumica e perfaqesuesve te kesaj rryme brenda komunitetit mysliman jane njerez qe kane perfunduar studimet ne shtetet te ndryshme te botes te njohura per rrymen e tyre radikale te besimit islam.


Ndersa dy dite me pare ne nje mbledhje te oreve te vona te nates kryesia e KMSH-se vendosi te shkarkoje nga te gjitha funksionet drejtuese pikerisht njerezit qe vendosen pezullimin nga funksionet drejtuese te kryetarit Selim Muca.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›