Kerkoi ryshfet ndalohet punonjesi i patentave

Korce- Ndalohet per korrupsion punonjesi i patentave kerkoi ryshfet per nxjerrjen e nje leje qarkullimi. Airton Hysenbegasi nga Pogradeci do te ndiqet penalisht per vepren penale te korrupsionit pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike.
Pas marrjes se nje informacioni ne rruge operative perfaqesuesit e Policise se Shtetit kane ndaluar zhvillimin e metejshem te mitmarrjes nga ana e nje punonjesi te Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor ne Korce.
48-vjecari Arion Hysenbegasi punonte prej disa vitesh ne drejtorine e lartpermendur ne sektorin e ndarjes se patentave. Dy dite me pare bejne te ditura burimet policore i lartpermenduri i ka kerkur 40 mije leke te reja ne forme ryshfeti shtetasit Sokol Shaholli 22 vjec banor i fshatit ipan ne rrethin e Devollit.
Mesohet se 22-vjecari eshte paraqitur prane Drejtorise se Transportit Rrugor ne Korce per te nderruar lejen e qarkullimit te mjetit te vet. Megjithese ne sportel nuk ka pasur radhe per te kryer kete sherbim Shaholli nuk ka mundur te mbaroje pune sic ka ndodhur me disa qytetare te tjere.
Punonjesi i cili eshte larguar nga detyra e ka kerkuar per nje bisede jashte ambienteve te punes duke i kerkuar te paguante nje shume prej 40 mije lekesh te reja ne kembim te nderrimit te lejes se qarkullimit. Ne keto kushte 22-vjecari ka mbetur i befasuar ndersa me pas ka kerkuar ndihmen e policise lokale e cila eshte vene ne levizje. Fill pas saj blute kane shoqeruar fillimisht punonjesin e patentave dhe me pas e ka ne lene ate te lire ndersa ai ka humbur dhe vendin e tij te punes.