E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlera e kutive te 28 qershorit

Sot ne ora 11 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmeruar mbledhjen e radhes me rend dite Shqyrtimin e projekt-vendimit Per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28.06.2009.


Lajmi eshte bere i ditur dite me pare dhe nga ana e qeverise dhe KQZ eshte hamendesuar si dita kur do ti jepet pergjigje edhe dilemes nese do te hapen per tu djegur fletet e votimit apo ato do te lihen ne dispozicion te procesit te transparences qe kerkohet me ngulm nga opozita e majte prej mese nje viti pas mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershor 2009.


Faqja politike e ketij debati politik qe ka mbajtur vendin ne ngerc politik dhe institucional prej shtatorit 2009 eshte sterlexuar ne Shqiperi dhe eshte shume e njohur edhe ne institucione dhe qeveri te huaja.


Emeruesi i pergjithshem i reagimit te huaj ka qene dialogu dhe transparenca e plote per procesin elektoral te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi posacerisht per procesin e numerimit te votave per te cilin jane edhe kontestimet e opozites.


Reagimi me i fundit per kete teme ishte ai i ish-perfaqesuesit te Prezences se OSBE-se ne Tirane Robert Bosch nje dite pasi lexoi raportin aspak pozitiv per Shqiperine ne Vjene duke theksuar se fletet e votimit nuk duhet te digjen sepse nuk e zgjidhin krizen.


Deri me sot qeveria dhe KQZ-ja qe te dyja kundershtare me idene e hapjes se kutive por partizane me hapjen dhe djegien e fleteve te votimit pervec anes politike pra detyrimin perpara Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor jane kapur edhe pas kostos ekonomike qe ka nje proces zgjedhor ne Shqiperi. Dhe kjo eshte faqja ekonomike e nje procesi ku lexohen shifra dhe te dhena financiare.


Nese i besohet argumenteve ekonomike te kryetarit te KQZ-se kutite nuk duhet te hapen qofte edhe per nje arsye


Sepse nese perifrazohet me pike dhe presje kryetari I KQZ-se Arben Ristani kutite e perdorura ne procesin elektoral te 28 qershorit 2009 nuk vlejne per nje sfide tjeter elektorale sepse jane te demtuara.


E thote vete z.Ristani se Materialet zgjedhore qe konsiderohen per tu riperdorur ne procesin e ardhshem zgjedhor jane kutite e votimit dhe kutite e materialeve zgjedhore nga nje vezhgim i jashtem kemi konstatuar qe nje pjese e kutive te materialeve zgjedhore kane demtime te konsiderueshme....


Pra pse duhen boshatisur 10 mije kuti votimi kur shumica e tyre nuk vlen per tu riperdorur megjithese kur jane blere nga KQZ-ja mes specifikimeve te tjera kishin edhe fjalen e shumeperdorshme. Apo thjesht per diversion politik apo per te fshehur ndonje hile elektorale per te cilen dyshon me kembengulje opozita


Nga ana tjeter sa do ti kushtonte buxhetit te qeverise blerja e nje partie te re kutish sic ka bere rendom dhe sic mund ta beje kete edhe per 10 mije kuti te tjera te cilat me se shumti me shumice e blen nga nje firme europiane per vetem 15 24 sterlina nese merr nje parti prej 10 mije copesh aq sa duhen per zgjedhjet shqiptare duke i kushtuar buxhetit rreth 1 5 milione sterlina.


Ne fund te fundit pse na duhet votimi me kuti Pak muaj me pare kryeministri Berisha ia tha publikisht opozites dhe publikut shqiptar Do bejme zgjedhje elektronike. Harroni kutite. Ishte njera prej dhjetra rasteve kur kryeministri refuzonte kerkesat e opozites per hapjen e kutive te votimit si rruge per zgjidhjen e ngercit politik duke thene se qeveria do te aplikoje votimin elektronik per zgjedhjet e ardhshme me qellim shmangien e kontestimeve sepse nuk do te kete me kuti votimi qe te kerkohen per tu rihapur nga opozita.


Pra per zgjedhjet e 8 majit 2011 nese Berisha e mban fjalen dhe i ve shqiptaret ne rresht qe te votojne me prekje gishti te monitori -flete ne vend te fletes se votimit qeverise shqiptare nuk ka pse ti duhen kutite e lira per zgjedhjet vendore.
Sic ka ndodhur edhe me pare sot ne KQZ votimet do te jene ne shumice me linjen e qeverise e cila do qe te heqe qafe sa me shpejt dhe sa me ligjerisht provat e dyshuara per manipulimet e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.


Nuk mund te jete rastesi dhe habi qe sot me kater vota pro te vendoset qe fletet e votimit te digjen dhe qeveria te jape me bujari parate per blerjen e benzines pagesen e punetoreve per hapjen e kutive dhe zhdukjen e strumbullarit te ngercit politik.


Ajo do ti jape parate nga buxheti rezerve sic e jep per festat e 1 majit 8 dhjetorit apo kremtimet lukzose per shenjtoren e te vobekteve Nenen Tereze. Por do te jete nje hap i rrezikshem shume i rrezikshem i cili nuk do te mbjelle paqen politike por do te shtoje edhe me tej koston politike te zgjidhjes se konfliktit qe mban peng vendin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›