E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia konfirmonnë Tiranë mbështetjepër Kosovën

TIRANE- Emiratet e Bashkura arabe do të vazhdojnë ndihmën ndaj Kosovës. Konfirmimi vjen nga kreu i diplomacisë së Emirateve të Bashkuara arabe Al Nayhan në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Një tjetër temë e bisedimeve sipas diplotmatit të Emirateve mes dy vendeve do të jetë edhe konflikit arabo-izraelit si dhe situata në Afganistan.

Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve ai tha se po parashikohet që të shtohen investimet edhe në fushën e arsimit. Ndërsa ministri i Jashtëm Meta ka falenderuar kontributin e Emirateve të Bashkuara arabe në mbështetjen e projekteve për zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri e posaçërisht ndihmën e dhënë në ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Meta tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara duke marrë vendimin e hapjes së Ambasadës në Emiratet e Bashkuara Arabe që do ti hapë rrugë marrëveshjeve dypalëshe me interes të përbashkët. Gjatë vizitës së tij në Tiranë Al Nayhan është takuar edhe me Presidentin e Republikës Bamir Topi, kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Parlamentit Topalli.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›