Duke dëgjuar zonjën Pack…
Pëllumb Xhufi
Zonja Pack foli përsëri, dhe pashmangërisht shkaktoi habinë e radhës. Tema ishte kriza politike në Shqipëri lidhur me miratimin e Kodit Zgjedhor. Dhe pak a shumë tha këto: greva e deputetëve të LSI, PDK e PS’91 nuk qenka e përligjur, pasi qenka një lojë politike për interesa personale, pasi ligji elektoral na qenka i mirë, pasi ai na qenka një „zgjatim” logjik i sistemit proporcional rajonal, pasi shqiptarët më në fund do të kenë edhe regjistër edhe kartë identiteti për herë të parë. Shkurt, thotë zonja Pack, çështja e komisionerëve, për të cilën këmbëngulin partitë kontestuese të Kodit, është një çështje teknike dhe s’është arsye e mjaftueshme për të protestuar.
Çudi, zonja Pack nuk paska asnjë rezervë lidhur me procesin e reformës zgjedhore, nuk ndaka të njëjtin mendim me shumë e shumë personalitete e organizma ndërkombëtarë, përfshirë edhe BE, të cilin ajo e përfaqëson në këto anët tona. Në fakt këta, sado të ftohtë e të bezdisur nga sherret e hiletë shqiptare, kanë nënvizuar që të gjithë, dy defekte themelore të këtij procesi: atë që procesi i reformës zgjedhore ka qenë jo gjithëpërfshirës dhe jo transparent. Arsye e fortë kjo, për t’i dhënë një penelatë të zezë gjithçkaje që vjen më pas, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese për sistemin dhe për Komisionin Qendror Zgjedhor, e deri tek kjo „çështja teknike”, që është vetë Kodi Zgjedhor.
Si raportuese e kahershme e Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, jemi mësuar ta admirojmë zonjën Pack në qëndrimet e saj koherente, të apasionuara, por gjithnjë parimore, lidhur me krizat që ka kaluar rajoni ynë pas viteve 1990, e posaçërisht për krizën e Kosovës. Dhe i jemi vërtet mirënjohës. Por, në të kundërtën, zonja Pack ka treguar një brishtësi e paqëndrueshmëri befasuese në vlerësimin e situatave të brendshme politike në Shqipëri, vlerësim që ajo e bën gjithnjë me një siguri teutonike. Por edhe me një tra-la-la-lizëm e frymë të papërshtatshme sportive. Kujtoni qarkun marramendës të marrëdhënieve të saj me z. Berisha: dikur fanse e tij, pas vitit 1997 u “idhnua” me të aq sa refuzonte ta shihte në sy e t’i jepte dorën. Dhe iu rikthye ndjenjave fillestare për z. Berisha, aq sa i bëri atij një fushatë zgjedhore shembullore, duke u treguar shqiptarëve se Berisha kishte një virtyt, që para tij vetëm një Marat i Revolucionit Francez kishte pasur: ishte “i pakorruptueshëm”! Vlerësim i gabuar edhe ky: nëse zonja Pack do të guxonte sot, në vitin 2008, t’u kallëzonte shqiptarëve përrallën e pakorruptushmërisë së Sali Berishës, këta do ta prisnin atë me një u-u-u-u-u-u të zgjatur, dhe do ta azhurnonin atë, duke i kujtuar që “I pakorruptueshmi” Berisha pritet nga çasti në çast të thirret në Prokurori nën akuzën e korrupsionit masiv.
Por përse këto shkarje e inkoherenca të zonjës Pack në këto çështjet tona shqiptare. Thonë se mentori i saj për Shqipërinë vazhdon të jetë, si në vitet 1990, z. Pollo. Pikërisht ai, djaloshi i dikurshëm me pamje teutonike, por me mendje bizantine. Dhe nëse konsiderojmë, se në fluturimet e saj në qiellin e politikës shqiptare, zonja Pack ka ndjekur pikë për pikë ciklet fluturuese të zotit Pollo: nga pro Berishë servil, në anti Berishë idhnak, për t’u rikthyer në rolin pro Berishë, madje zëvendës Berishë, kemi arsye të dyshojmë që zv/kryeministri me ndjenja të rigjetura berishiane, është vërtet fanari që e ndriçon zonjën Pack në kuturisjet e saj në politikën shqiptare.
Por, le t’i kthehemi objektit tonë: reformës zgjedhore, e në këtë kuadër, kodit zgjedhor. Zonja Pack duhet ta dijë se kontestimi i LSI dhe i të gjithë partive të tjera, përveç PS e PD, konsistonte në shkeljen flagrante të Dokumentit të Kopenhagenit dhe të nenit 7 të Kartës së OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e lira dhe demokratike. Ndërsa këto obligojnë krijimin e të gjitha kushteve për individë e grupe shoqërore për t’u organizuar në parti politike; ndërsa këto obligojnë garantimin e të gjitha kushteve për pjesëmarrjen e tyre në garat elektorale, në barazi të plotë përpara ligjit. E pra, nëse këtë kërkojnë standardet evropiane, amendimet kushtetuese dhe Kodi Zgjedhor PS-PD përgatisin një tjetër çorbë. Ato bëjnë krejt të pamundur formimin e partive të reja politike, ato priren të “vrasin” partitë ekzistuese politike, ato pamundësojnë garimin zgjedhor të pavarur e jashtë orbitës e diktatit të “të mëdhenjve”, ato krijojnë një pabarazi ligjore e një kulturë politike, që bazohet tek kulti i “të madhit” dhe tek denigrimi e zhdukja e “të voglit”, tek mbytja e alternativave e pra, tek bllokimi i procesit demokratik. Zonjës Pack duhej t’i shkonin mornica në trup nga shpërfytyrime të tilla të demokracisë, të bëra me ligj. Dhe sa për atë “çështjen teknike”, Kodin Zgjedhor e posaçërisht paragrafët që kanë të bëjnë me administrimin e votës, kjo është sikur të përmendësh litarin në shtëpinë e të vdekurit. Sepse pesë vjet më parë, mu bash në sytë e botës dhe të zonjës Pack, u realizua plaçkitja masive e votave të shqiptarëve. Dhe faktori që e mundësoi atë turp të markës PD-PS, ishin pikërisht disa marifete „teknike”, si komisionet përjashtuese PD-PS (e satelitë), mos-konsiderimi i ankimimeve, mos-hapja e kutive… Në atë rast u veprua edhe me certifikatat e falsifikuara. Kësaj radhe zonja Pack e quajti një punë të kryer pajisjen e shqiptarëve me karta identiteti e realizimin e regjistrit elektronik. Por kush ia beson?