Rikthehet trafiku dhe kaosi, në rrugët e Tiranës rinis rrëmuja

Fillimi i muajit shtator dhe me sa duket qytetaret e Tiranes i jane kthyer jetes se perditshme. Nese para pak ditesh qe te arrije ne qender te Tiranes do duhej vetem pak minuta, tani duhen shume minuta dhe shume durim qe te arrish ne te. Rruget e kryeqytetit jane te pakalueshme, trafiku i automjeteve dhe atyre kembesore e kthejne levizjen ne nje kaos te vertetë.
Qytetaret, te cilet sapo kane mbaruar pushimet pergatiten per fillimin e ri shkollor, qe fillon me daten 10 shator. Trafiku i vargjeve te gjata te automjeteve vjen si pasoje e mungeses së rrespektimit te sinjalistikave si edhe rrugëve te ngushta me pak korsi, por edhe te mungeses se vendeve te parkimit.
Më problematik, trafiku është në orët e para të mëngjesit para Muzeut Kombëtar, ne kryqezim te rruga e "Durrësit", ku trafiku është i rënduar thuajse për gjatë gjithë ditës, por dhe ne rruget si ajo e “Kavajes”, kryqezimi i “21 Dhjetorit” dhe gjate orarit te drekes ne rrugen "Hoxha Tahsim" krijohen vargje te gjata automjetesh. Pas dy muajve thuajse e boshatisur, Tirana tashmë është tejmbushur me lëvizje të cilat natyrisht do të shtohen më shumë me ardhjen e studentëve pas disa javëve.