Rriten pagat e mjekëve të familjes, ISKSH: Rritja është bërë sipas kategorive

Bluzat e bardha që prej datës 15 korrik do të marrin më tepër para. Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, në një konferencë për shtyp deklaroi se rritja e rrogave të personelit shëndetësor do të jetë nga 2 deri në 5%.
Rritja e më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qendrore që do të marrin 55.335 lekë nga 52.835 lekë që merrnin më parë. Për infermierët ndërkohë është parashikuar një rritje me 2.2 %
Nga kjo rritje e rrogave përfitojnë rreth 9.300 punonjës të personelit shëndetësor, ndërsa efekti financiar është 61.6 milion lekë.