E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtim kablli, CEZ njofton ndërprerje energjie në disa zona

Një dëmtim i kabllit të nënstacionit rajonal do të lërë në errësirë të përkohshme disa zona në kryeqytet.

Në faqen e tij zyrtare, CEZ Shpërndarje bën me dije se do të ketë ndërprerje energjie në zonat "Rr. 5 Maji", "Rr. Besa", "Rr. e Dibrës" (zona pranëElektro-Mjekësores), ndërsa sqaron se ndërprerja vjen për shkak të dëmtimit nga ujësjellësi të kabllit të fidrit 20 kv të nënstacionit rajonal.

Ndërkaq kompania CEZ Shpërndarje bën të ditur gjithashtu se po punohet për riparimin e defektit për rikthimin e energjisë në këto zona.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›