E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen komandot që shërbyen për 6 muaj në Afganistan

Trupat komando që shërbyen për 6 muaj në Herat të Afganistanit, kanë mbërritur në Shqipëri, ku janë pritur nga ministri i Mbrojtjes Oketa dhe familjarët. Kontigjenti është zëvendësuar pak ditë më parë me komando të tjerë. 

TIRANE- Ka mbërritur dje në aeroportin e Rinasit, kontingjenti i tretë paqeruajtës që përfundoi misionin në Herat të Afganistanit. Për të pritur trupat komando ishin të pranishëm ministri i Mbrotjes Gazmend Oketa, ushtarakë të lartë dhe familjarë të tyre. Ministri Oketa, vlerësoi komandot për kontributin e tyre në sigurimin e paqes për popullin afgan. Kontigjenti përbëhej nga 112 trupa efektive të brigadës së reagimit të shpejtë dhe ka shërbyer nën komandën italianë në kuadër të misioneve paqeruajtëse të NATO-s. Ky kontigjent është zëvendësuar pak ditë më parë me trupa të tjerë komando që do të shërbejnë në Afganistan për një periudhë 6 mujore. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›