“G99”, organizon Konventën e parë për Sigurinë e Jetës
Nën kujdesin e “G99” është prezantuar e para Konventë për Sigurinë e Jetës. 6 ekspertë kanë prezantuar 6 problematika të ndryshme duke dhënë dhe sugjerimet se si mund të arrihen zgjidhjet e këtyre problemeve.
TIRANE- “G99” ka organizuar sot Konventën e parë për Sigurinë e Jetës në disa sektorë kyç për vendin ku përfshihen rendi, shëndetësia, mbrojta sociale, mjedisi, siguria ushqimore dhe transporti. Platforma e hartuar dhe e prezantuar nga gjashtë ekspertë të këtyre fushave përmban sugjerime konkrete dhe zgjidhje specifike për të përmirësuar sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë. Në fjalën e tij kreu i “G99” Erion Veliaj ka bërë thirrje që të lihen menjëanë grindjet politike për tu bashkuar në mbrojte të asaj që është më e vyera në botë, në mbrojte të jetës.
Sipas të dhënave e paraqitura nga ekspertët e kësaj konvente, shqiptarët duhet të përballen me mjaft vështirësi që lidhen me përditshmërinë e tyre. Ndërsa çdoi vit me qindra shqiptarë vdesin dhe sëmuren nga ndotja e ajrit, apo ku për shkak të pasigurisë në rrugë në një vit vdesin rreth 350 shqiptarë. (a.r/news24/balkanweb)