E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjelbërimi i Tiranës, mbillen pemë te ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’

Nisma “Një qytetar një pemë”, ka vazhduar sot në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”, në Tiranë. I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku Rama, i cili i ka premtuar qytetarëve se projektet i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, do shtrihet në të gjithë vendin. 

TIRANE- Bashkia e Tiaranës ka gjelbëruar një tjetër rrugë të kryeqytetit në kuadër të nismës “Një qytetar një pemë”. Kësaj radhe mbjellja e pemëve është bërë në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”, ku ka qenë i pranishëm kryebashkiaku Edi Rama. Duke folur për mediau kryebashkiaku Rama tha se ky është një tjetër hap drejt së ardhmes. Kryebashkiaku Rama dhe njëherë ju ka premtuar qytetarëve se projektet që po ndërmerr Bashkia e Tiranës për të ndryshuar kryeqytetin, do të shtrihen në të gjithë vendin.
Gjate muajit janar dhe shkurt pritet të përfundojë mbjellja e rreth 3.000 pemëve dekorative të llojeve të ndryshme nëpër të gjitha hapësirat e planifikuara të Tiranës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›