Basket Kosova ne Ligen Ballkanike
Kosova pret me ankth ndërkombëtarizimin e futbollit, por një lajm shumë i mirë pritet të vijë së shpejti për një tjetër sport shumë popullor në këtë vend: basketbollin. Izolimit të top-koshit në Kosovë duket se po i vjen fundi.
Në fakt, së fundmi në Prishtinë ka zhvilluar një vizitë zyrtare drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, i cili pas inpektimit të klubeve kosovare dhe mbledhjes me kryetarin e federatës dhe të bordit të saj, pritet të zyrtarizojë vendimin për pranimin e Kosovës në këtë ligë.
Sipas rregullave të kësaj lige rajonale, skuadrat kampione nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë aktivitet, dhe për këtë arsye Federata Kosovare e Basketbollit ka propozuar që pjesëmarrës në Ligën Ballkanike të jetë Sigal Prishtina ose Peja, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrin zyrtarët e lartë të BIBL.
Pranimi i njërës prej skuadrave kosovare mund të ndodhë që prej këtij sezoni, pavarësisht se edicioni ka nisur dhe aktualisht në Ligën Ballkanike janë zhvilluar dy ndeshje.
Në këtë aktivitet, që synon të ndikojë në rritjen e cilësisë së basketbollit ballkanik, marrin pjesë dhjetë skuadra nga Kroacia, Bullgaria, Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërsa në sezonin 2010-2011 aty është lejuar edhe pjesëmarrja e skuadrave nga Izraeli, pavarësisht se ky vend nuk është pjesë e rajonit.
Me Kosovën që duket fare pranë pranimit në Ligën Ballkanike të basketbollit, bie në sy fakti që basketbolli shqiptar vazhdon të vuajë në financa dhe në cilësi, ndërsa ai mbetet i përjashtuar edhe nga aktivitetet rajonale.