E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini kërkon durim nga tifozët

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini kërkon më shumë durim nga tifozët e klubit anglez. Kampioni i Premierligës u kontestua në pjesën e parë të ndeshjes me Swansea Cityn në Etihad Stadium, por në pjesën e dytë realizoi gol me Carlos Tevez, për të fituar 1:0. Ky kontestim erdhi pas dështimit në Ligën e Kampionëve ndaj Ajaxit.

“Ata duhet ta kuptojnë se ishte një rast i vështirë. Kur jeni të lodhur dhe vini nga një humbje në Ligën e Kampionëve, mund të jeni të zhgënjyer. Të gjitha ekipet kanë nevojë për mbështetje për 90 minuta”, tha trajneri italian.

“Ishte një fitore e rëndësishme. Pas humbjes në Champions, ishte e rëndësishme të fitonim shpejt. Dhe, kjo ndodhi vetëm pas disa ditësh. E shikova tabelën dhe jemi në pozitën e dytë. Kjo nuk është keq. Ne kemi ekip të mirë”, shtoi ish trajneri i Interit.

Ai e përmendi Chelsean, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve pas 10 vjetësh tentimi. Mancini e pranon se City nuk është ende i gatshëm për ta fituar evenimentin më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›