Rikthimi i miliarderëve në politikën ruse
Duket se po shkelet pakti mes super të pasurve dhe Vladimir Putin, pakt, sipas të cilit super të pasurit do të qëndronin jashtë perimetrit të politikës ruse. ndoshta po prishet nga një miliarder rus që pritet të shfaqet në skenën politike ruse. Quhet Mikhail Prokhorov, merret me aluminin dhe floririn dhe sipas të përmuajshmes Finans zotëron 22 miliardë dollarë dhe kërkon të udhëheqë partinë e Kauzës së Drejtë. Një parti kjo e cila është krijuar dy vjet më parë si një mbështetëse e forte e tregtisë së lirë dhe e së drejtës humane. Prokhorov nuk ka përjashtuar kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 por gjithsesi ka thënë se një vendim I tillë do të merret vetëm në kongresin e partisë që do të zhvillohet pas disa muajsh. Më përtej ka shtuar se nuk ka biseduar as me Putin dhe as me presidentin Medvedev për këtë çështje. Gjithsesi partia Kauza e Drejtë kërkon këtë kandidaturë duke dashur të mposhtë edhe monopolin e Rusisë së Bashkuar (të Putin) duke parë se kjo parti nuk mposhtet dot nga opozicioni i dobët dhe nga nostalgjikët e komunizmit. Edhe pse, akoma nuk ka një kandidat zyrtar për zgjedhjet presidenciale të marsit 2012 sipas një opinioni shumë të përhapur flitet se Putin do të hyjë në këto zgjedhje ashtu si dhe Medvedev ndërsa Prokhorov kërkon tu prishë festën. Tetë vjet më parë arrestohej Mikhail Khodorkovskij që vazhdon ende të jetë i burgosur burgosja e të cilit do të inaguronte kështu një pakt, që natyrisht nuk u shkrua asnjëherë, por që vinte në dukje se super të pasurit duhet të rrinin jashtë politikës. Sidoqoftë edhe pse Khodorkovskij ndodhet i mbyllur në një burg të Siberisë kjo nuk e frikëson Prokhorovin i cili duketiI vendosur për të kandiduar. Sipas disa analistëve, vetë kryeministri Putin kërkon të hapë disi kartat e politikës së tij kombëtare gjithmonë nëse partia Kauza e Drejtë nuk do të arrinte të bëhej aq e fortë saqë të ishte një kërcënim për Rusinë e Bashkuar. Por ka edhe zëra të tjerë sipas të cilëve biznezmenët dhe dirigjentët që mbështesin Medvedevin kërkojnë të rinisin një proces për krijimin e një partie të fortë që të udhëhiqet nga presidenti aktual. “Jemi me Prokhorovin, objektivi ynë është të heqim Rusinë e Bashkuar nga pushteti” – kështu është shprehur Leonid Gozman kreu aktual i partisë së Kauzës së Drejtë. Ndërkaq Putin duket se është i qetë dhe po merret më shumë me punën e tij si kryeministër duke kërkuar rritjen ekonomike të vendit të tij dhe duke premtuar se pas nëntë vjetësh Rusia nga ana ekonomike do të ndodhet mes vendeve të grupit të parë ndërsa parashikon se në vitin 2020 Rusia do të jetë ndër pesë ekonomitë më të mëdha të globit.“Duhet të paktën të dyfishojmë prodhimin në dhjetë vitet që vijnë, për të rritur prodhimin inovativ në totalen e prodhimit nga 12% deri në 25-30%. Rusia duhet të hyjë në pesë potencat sipas volumit të GDP”- ka nënvizuar Putin. Ky vend ka nevojë për një zhvillim të qetë dhe të vazhdueshëm në këto dhjetë vjet-ka thënë thënë Putin në fjalën e tij të mbajtur përpara Dumës, (dhomës së ulët të Parlamentit rus). Në fakt Rusia parashikon të ketë një rritje prej të paktën 4,2% të prodhimit të brendshëm përgjatë vitit 2011 dhe në të njëjtën periudhë inflacioni në rusi do të mbahet midis 6,55 dhe 7,5%. Gjithnjë sipas kryeministrit, në 2010 GDP është rritur me 4%, një nivel shumë i rëndësishëm krahasuar me të gjitha vendet e G8 dhe se për vitin në vazhdim parashikimi i rritjes është me 4,2%. Ndërsa mbi inflacioni Putin ka specifikuar se “Në muajin mars ka filluar ndërkaq të ulet dhe këtë vit presim që mos të jetë mbi 6,55 -7,55”.