E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare/Indrit Fortuzi i “Aleancës për Qytetarin”, në krye të minibashkisë numër 9

18-05-2011 / Gazeta 55

Konfirmohet epërsia 7 me 4 e mazhorancës në drejtimin e minibashkive të kryeqytetit

Megjithëse një proces i ngadaltë dhe i vonuar, ka mbërritur edhe konfirmimi zyrtar se në njësinë bashkiake nr.9, fitimtar është kandidati i Aleancës për Qytetarin, Indrit Fortuzi. Pas përfundimit të numërimit, mësohet se futbollisti i shquar i klubit “Tirana” ka grumbulluar 909 vota më tepër se rivali i tij Armond Halebi, kryetari aktual i minibashkisë dhe kandidati i Edi Ramës. Edvini shpresonte shumë që të ndalte të paktën rrënimin elektoral, duke penguar humbjen e minibashkisë numër 7, por ky vullnet negativ s’e ka ndalur dot materializimin e vullnetit të zgjedhësve. Indrit Fortuzi është tashmë kryetari i ri i minibashkisë numër 9 ne kryeqytet. Këtë fitore të së djathtes në njesinë 9, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e ka cilësuar si pjesë e fitores së madhe që ka shënuar “Aleanca per qytetarin” në kryeqytet. Ndërsa kryetari Fortuzi, menjeherë pas fitores, për mikrofonin e “Ora News” ka deklaruar se pas sukseseve në karrierën sportive, kjo është fitorja më e madhe të cilën ja dedikon bashkëqytetarëve të tij. Pas shumë vitesh qeverisje nga e majta, minibashkia numër 9 në kryeqytet ka tashmë nje kryetar të ri i cili kandidoi nga radhët e së djathtës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›