E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso, Fyle dhe Lajçak vizitojnë Tiranën më 20 maj

18-05-2011 / Gazeta 55

Zyrtarët e lartë të Brukselit

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë Stefan Fule ashtu i dërguari special për zgjidhjen e krizës politike Miroslav Lajçak do të mbërrijnë në fund të kësaj jave në Tiranë, më 20 maj.
Zyrtarët e lartë evropianë do të ndërmarrin turin e dytë në Ballkanin Perëndimor pasi më parë vizituan Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.
Në datën 19 maj Barroso dhe Fule do të ndodhen në Beograd ndërsa një ditë më pas do të jenë në Prishtinë dhe do mbyllin vizitën me Tiranën.
Vizita e tyre vjen në një moment shumë delikat kur ende klasa politike shqiptare nuk ka mbyllur llogaritë me zgjedhjet e 8 majit.
Vetë Fyle dhe Lajçak kanë qenë ndërmjetës për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Fyle ka qenë i pranishëm në darkën e ashtë quajtur “darka e krokodilit”, ndërsa Lajçak vizitoi Shqipërinë, gjatë protestave të opozitës dhe pas demonstratës së 21 janarit. Ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso,viziton Tiranën për herë të dytë. Tonet e tre figurave të rëndësishme të Bashkimit Europian, kanë pasur gjithmonë synimin për të ulur tensionet, ndonëse  disa herë deklaratat e tyre kanë qenë të forta, duke e paralajmëruar klasën politike shqiptare se mungesa e dialogut është në dëm të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.
Kjo vizitë përkon në kohën e një debati të madh mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve vendore për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Pritet që kjo çështje të diskutohet nga tre zyrtarët e lartë të BE-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›