E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthimi i relikteve të Shën Pelinit në Shqipëri ndez gjakrat mbi përkatësinë

24-02-2012 / Gazeta 55

Një “betejë” religjioze po konsumohet në anën tjetër të Adriatikut. Në qytetit italian të Brindizit, një shenjt i Kishës katolike romake me origjinë shqiptare, Shën Pelini, është në qendër të një polemike të jashtëzakonshme mes besimtarëve të devotshëm dhe klerit lokal. Shën Pelini nuk po gjen paqe sepse reliktet e ish-ipeshkvit të Brindisit, i kanunizuar qysh më 668 pas Krishtit, duhen dërguar në qytetin e Durrësit. Qyteti bregdetar i Durrësit është toka e origjinës së këtij shenjti pak të njohur në Shqipëri, por jo për klerin katolik të Durrësit që kanë kërkuar rikthimin e relikteve, edhe pse pikërisht gjatës perandorisë bizantine murgu i kongregatës kishtare të Shën Bazilit, opozitar i herezisë monotelite, ishte arratisur për në Brindizi. Këtu me intransigjencë dhe besnikëri Pelini, ndërkohë i asocuar në episkopatë nga ipeshkvi Procolo, e çuan në pozicione kundërshtuese me oborrin e Kostandinopojës. Pas vdekjes së ipeshkvit Procolo, Pelini u emëruar si ipeshkëv i krejt Brindizit, por funksionarët e Perandorisë Bizantine me urdhër të Bazileusit e deportuan në Korfin, ku e dënuan me vdekje dhe u ekzekutua bashkë me besimtarët e tij me 5 dhjetor, ndoshta të vitit 662.
Pelini u bë pajtori i dioqezës së Valva-Sulmona, afër qytetit të Akuilas. Nga mëngjesi i ditës së djeshme rreth 100 besimtarë të Korfinit po kontestojnë fort ceremonitë religjioze me të cilën ipeshkvi i Sulmonës, Axhelo Spina, po bëhet gati të marrë reliktet e Shën Pelinit dhe t’i sjellë në Shqipëri. Me britmën “I Shenjti jonë nuk preket”, besimtarët janë grumbulluar jashtë katedrales dhe pastaj kanë hyrë në Kishë ndërsa meshtari po lutej, ku e kanë detyruar të pezullojë liturgjinë. Pas një takimi të shkurtër ipeshkvi ka hequr dorë, të paktën për momentin të dorëzimit tek autoritet e kishës shqiptare të relikteve të Shenjtit. “Kemi nevojë për qetësi dhe qartësi” – tha Ipeshkëv Spina – “duhet të ndalojmë për momentin, por vetëm për momentin e celebrimit të ritit”. Shtyrja e kohës së zhvendosjes së relikteve, që është një fragment kockor i konservuar në krahun e argjendtë të statujës së Shën Pelinit. Një operacion ky që ka marrë autorizimin e Kongregatës së Çështjeve të të Shenjtëve. Qëllimi? E thjeshtë: krijimin e një ure miqësie midis dy vendeve të ndryshme të kultit mbi bazën e mesazhit universal të Kishës. Nga dioqeza Tiranë-Durrës morëm konfirmim se reliktet e të Shën Pelinit duhej të vinin në Durrës, madje kishin paracaktuar një meshë brenda javës së ardhshme, por me sa duket, rikthimi i Shenjtit “emigrant” shqiptar duhet të presë edhe ca kohë.   
Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›