E Diel, 1 Nëntor 2026

Teksasi, videoja alarmante, gjykatësi rreh të bijën (video)

www.youtube.com/watch?v=Wl9y3SIPt7o

Hilari Adams

Hilari Adams aktualisht 23 vjeç nga Teksasi, publikoi një video të kohës kur ishte 16- vjeç dhe rrihet brutalisht nga babai i saj Uilliam Adams, Gjykatës në Teksas. Shkaku i dhunës është shkarkimi i disa këngëve dhe lojërave nga interneti, pa lejen e prindërve.

Vajza bashkë me videon, e cila brenda 24- orëve është parë nga 4 milion persona, publikoi dhe arsyetimin e saj: Vajza kishte kaluar një goditje cerebrale, e cila e kishte lënë me një dëshirë të pashtershme për informacion. Babai Gjykatës merr rrypinë e pantallonave dhe e godet pa mëshirë disa herë. Gruaja e tij, pavarësisht se është pjesë e kësaj skene është abuzuar vazhdimisht nga ai. Mamaja ime më ka kërkuar shumë herë ndjesë për sjelljen e saj. Gjykatësi Uilliam Adams nuk është i përshtatshëm për t`ju afruar asnjë milimetër sistemit gjyqësor. Mos e lejoni këtë njeri të ri-zgjidhet në karrigen e Gjykatësi, gjykimi i tij është një mashtrim gjigant.

Videoja ka alarmuar organizatat humanitare, mediat ndërkombëtare dhe individ të veçantë. I kontaktuar nga mediat Gjykatësi deklaroi se kjo ishte një mënyrë për të disiplinuar vajzën e tij, që sipas tij, po kryente vjedhje. Vazhdoj të mendoj se ajo që bëra ishte diçka normale dhe nuk ka asgjë të keqe të vendosësh pak disiplinë në familje, deklaroi gjykatësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›