“Rilindje” e Edi Ramës apo ringjallje e enverizmit?
Slogani i Edi Ramës “Rilindje”, i fushatës elektorale për zgjedhjet elektorale të 23 Qershorit, po bëhet gjithnjë e më tepër qesharak në sytë e opinionit shqiptar në përgjithësi dhe të elektoratit të Partisë Socialiste në veçanti. Çdo ditë që kalon, Edi Rama edhe nga ditët e nxehta të Qershorit, sëmundja psikike që aktivizohet në kushte të tilla, po e humb durimin dhe shpërthen në fjali pa kuptim në kulmin e urrejtjes patologjike për kundërshtarin politik. Ai duket mjaft i lodhur, me një zë të ngjirur dhe shumë herë kërkohet ndihma mjekësore për ta sjellë në një gjendje disi normale. E kundërta po ndodh me Sali Berishën. Me një energji të jashtëzakonshme po e sfidon Edi Ramën në të gjithë megalomaninë e tij të dështuar të gënjeshtrës dhe mashtrimit përpara popullit. Në të gjitha pikëpamjet, lajtmotivi i fushatës socialiste po bazohet në propagandën bolshevike, në përpjekje për të ringjallur enverizmin. Nuk është për t’u çuditur se “ky stan këtë bulmet ka”. Duke ju kujtuar shqiptarëve nr.29 që i takon Partisë Socialiste, Edi Rama ju kujton sipas tij edhe “ditën e çlirimit” të 29 Nëntorit 1944, kur populli shqiptar nga pushtimi fashist ra në një robëri edhe më të tmerrshme, që do të zgjaste për fatin e keq të shqiptarëve për afro një gjysmë shekulli diktaturë totalitare, që bota s’e kishte parë deri në atë kohë. Kësaj periudhe të pafat në historinë e Shqipërisë, pinjolli i kastës së kuqe enveriste e quan “çlirim”. Në deklaratat patetike të të sëmurit psiqik të PS, në konceptin enverist që e kaplon, ai fshin në memorien e shqiptarëve çdo gjë që është arritur pas shembjes së komunizmit dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri. “Këtë që u ka bërë Saliu, asnjë pushtues nuk i ka bërë Shqipërisë. Të ndalojmë rrënimin e mëtejshëm”, bërtet sa mundet Edi Rama në kulmin e marrëzisë dhe të skizofrenisë, përpara elektoratit majtist. Edhe njeriu më i pa informuar tani më e ka kuptuar, se nuk mundet Europa dhe as Amerika të pranojnë Shqipërinë në strukturat euro-atlantike,si një vënd “të rrënuar” sipas mendjes së sëmurë të Edi Ramës. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se Shqipëria është njera nga vendet e pakta në Europë që shmangu krizën botërore dhe rajonale. Qeveria Berisha me reforma të guximshme ja doli që të mbrojë Shqipërinë nga një recension i mundshëm që mbërtheu disa vende fqinje të Ballkanit dhe Europës. Vetën një njeri i shpëlarë nga fiqiri mundet të thotë se Shqipëria është “rrënuar” në kohën kur janë ndërtuar më shumë se 10 mijë km rrugë të asfaltuara në këto vite të qeverisjes së Partisë Demokratike, qindra e mijëra shkolla e spitale të reja dhe të rikonstruktuara, qindra ujësjellës në fshatra dhe qytete. Janë lart më shumë se rreth 400 mijë vila dhe shtëpi banimi që shqiptarët me djersën dhe mundin e tyre që u mundësoj demokracia, i kanë ndërtuar dhe kanë zbukuruar qytetet e Shqipërisë. Në vitin 2005, shqiptarët e kanë të freskët në kujtesën e tyre zhurmën e gjeneratorëve që nuk pushonin natë e as ditë nga mungesa totale e energjise elektrike. Tani gjeneratorët janë zhdukur nga vitrinat e dyqaneve.Shqipëria me dhjetra hidrocentrale që po ndërtohën dhe do të ndërtohën,po bëhet një vend me potenciale të fuqishme të prodhimit të energjisë që jo vetëm do të plotësohen nevojat e vendit në rritje por energjia elektrike do të përbëjë një bazë të fuqishme të eksportit të vendit tonë. I ashtuquajturi “program” i Partisë Socialiste është vetëm një farsë, një kopje e demagogjisë enveriste, se duke shpifur dhe gënjyer diçka do të mbetet. Shqiptarët po shikojnë çdo ditë se gënjeshtrat e Edi Ramës po shkrihen si bryma para diellit, përballë ideve dhe premtimeve të Sali Berishës dhe programit të Partisë Demokratike. Dueli ndërmjet taksës së sheshtë që aplikon qeveria Berisha dhe asaj progresive që premton me demagogji Edi Rama,përfundoj duke i bindur shqiptarët se taksa progresive është ide marksiste dhe që shkatërron biznesin,duke aktivizuar një korrupsion të jashtëzakonshëm dhe për pasojë falimentimin e ekonomisë. Edhe heqja e TVSH për produktet ushqimore e premtuar nga Edi Rama plasi si fluskë sapuni. Shqiptarët e kuptuan marrëzinë e Edi Ramës për të falimentuar në këtë mënyrë prodhimin e fermerëve shqiptarë dhe të gjithë ekonomine shqiptare. Edhe shumë marrëzi të tjera, sipas Edi Ramës në fushen e arsimit, të shëndetsisë etj, ishin gafa të tjera që e kanë bërë tërësisht qesharak dhe të pa besueshëm edhe përpara elektoratit socialist. Kjo po tregon se në të vërtetë Partia Socialiste nuk ka asnjë program dhe alternativë qeverisje. Qëllimi i Edi Ramës është me çdo kusht marrja e pushtetit. Duke mos patur mundësi tjetër dhe as alternative qeverisje,tani po përpiqet të aplikojë “nevojën e rotacionit”. A thua vallë se shqiptarët kanë harruar se Ilir Meta,me të cilën Edi Rama ka bërë koalicion parazgjedhor, ka qeverisur në të gjith mandatin si mazhorancë qeverisëse dhe ka patur 4 ministritë më të rëndësishme në qeverinë Berisha. E mbetur si peshku në zall, propaganda dhe media pranë Edi Ramës, nxorën në skenë atë që e quajtën si Grigorin e Edi Ramës, “ku i bënte thirrje Sali Berishës që të ja lëshonte pushtetin Babajt të tijë”.Por djali i mjerë,ashtu siç e njohim, me siguri nuk ka asnjë dijeni se çfarë apriori në gazetat pranë Edi Ramës përbënin këtë lajm. Në të vërtetë në respekt të kësaj thirrje i bie që Sali Berisha t’ja lëshojë pushtetin të ndjerit Kristaq Ramës. A thua vallë ata gazetarë mediokër, a kanë zemër, a kanë shpirt që rrëmojnë në plagët e njerëzve të mjerë si Grigori. Me këtë rast po më kujtohen fjalët e një autori të huaj se “krimbat plagët kërkojnë”. Edi Rama e ka mohuar djalin e tij publikisht duke e akuzuar Babanë e tij Kristaqin për incest me gruan e tij të parë. Dhe ky fakt është i njohur nga gjithë opinioni shqiptarë në një proces gjyqësor të hapur. Dhe tani njerëz të pashpirt e përdorin djalin e mjerë për përfitime politike. Koncepti “Rilindje” ka habitur të gjithë opinionistët, gazetarët dhe politikanët si këtu në Shqipëri dhe jashtë saj. Shqipëria nuk u quajt Rilindje as edhe kur regjimi komunist u rrëzua pas afro një gjysmë shekulli diktaturë totalitare. Kjo në respekt të Rilindasve tanë. A mundet të krahasohet Edi Rama me Ismail Qemalin, Naim Frashërin, Mit’hat Frashërin, Fishtën, Boletinin e dhjetëra atdhetarë të tjerë të mendjes dhe të pushkës që i kanë bërë nderë Shqipërisë, kanë dhënë jetën e kanë derdhur gjakun për mëmëdheun. Po sa të marrë janë këta enveristët,mendojnë se populli shqiptarë përsëri do të hajë trutë e gomarit! Sipas Edi Ramës, Shqipëria sot anëtare e NATO-s, e aleancës së 27 vendeve më të fuqishmë të globit, Shqipëria në rrugën e shpejtë të integrimit euro-atlantik, Shqipëria pa viza në Europë dhe së shpejti vendi kandidat për në BE, do të pësojë “rilindje” me ardhjen në pushtet të pinjojve të brezit të dytë të kastës së kuqe enveriste! A mundet të ketë qofte edhe një shqiptarë që mundet të besojë se “Rilindje”është që të bëhet ministër Koço Kokëdhima, zhvatësi i tmerrshëm i shqiptarëve në këto vite të Shqipërisë postkomuniste, ish-sekretari i parë i rinisë komuniste,Gramoz Ruçi ish ministri i sigurimit komunist të Ramiz Alisë,e dhjetra të tjerë bijë bllokmenësh enveristë të çmendur për pushtet.
Partia Socialiste ka hequr përfundimisht maskat dhe makiazhet se gjoja është një parti socialiste me orientim perëndimorë dhe demokratik. Aleanca parazgjedhore me 4 parti komuniste konfirmuan se në këtë parti asgjë nuk ka ndryshuar në konceptin e sajë Stalinist dhe enverist. Partitë komuniste,në këto ditë të fushatës elektorale,po deklarojnë me egërsi marksiste me kërcënimin se “në qoftë se do të fitojë Berisha,do të rrokim armët dhe do të marrim malit si partizanët”. Ata deklarojnë publikisht se “kanë gati shtatoren e Enver Hoxhës me uniformën e gjeneralit që me Kryeministër Edi Ramën, do ta vendosin në Tiranë me 16 Tetor.”Komunistët do të nxjerrin përpara gjyqit edhe një herë tjetër të gjithë ish-të burgosurit politik të Shqipërisë. Këto deklarata kanë shqetësuar edhe opinionin dhe institucionet demokratike ndërkombëtare dhe kanë reflektuar në mjaft gazeta prestigjioze të Europës dhe Amerikës. Këto deklarata nuk do të kishin efekt në opinionin publik shqiptarë sikur Partia Socialiste nuk do të ishte në koalicion me komunistët. Nuk do të bënte ndonjë objekt shqetësues për demokracinë në Shqipëri sikur Partia Socialiste të distancohej nga deklarata të tilla revolucionare leniniste të marrjes me dhune të pushtetit. Por kjo jo vetëm që nuk po ndodh por Edi Rama dhe klani i tij enverist heshtin si gurë varri dhe miratojnë në heshtje kërcënimet kundër demokracisë. Është mjaft trishtues fakti se komunizmi nuk ka vdekur. Sipas disa sondazheve, në Rusi vetëm 5%e të anketuarve janë shprehur kundër regjimit Stalinist në ish Bashkimin Sovjetik dhe kanë guximin të shprehën lirisht. Pjesa tjetër e popullit ka frikën e restaurimit të regjimit komunist. Këtu në Shqipërinë tonë të vuajtur shumë mundet të themi se komunizmi nuk është mundur. Si lugat i neveritshëm, hija e komunizmit endet nëpër Shqipëri që t’i bëjë gjëmën demokracisë. Është një komunizëm i maskuar me maskën e makiazhin e gjoja një të majte socialiste por që në mentalitetin e sajë enverist,mbart ide bolshevike të marrjes me dhune të pushtetit. Është ky lugat që po endet sot nën sqetullën e Edi Ramës anë e kënd Shqipërisë në këtë fushatë elektorale. Ideja e Kryeministrit Berisha për nxjerrjen para një Gjykate Ndërkombëtare të kriminelëve dhe të krimeve të diktaturës komuniste në Shqipëri, duhet përkrahur fuqishëm si mënyra më e mirë dhe e përshtatshme për të penguar restaurimin e një neokomunizmi të ri në Shqipëri,nga ana tjetër do të bëhej e mundur, mjekimi i plagëve që dhëmbin shumë dhe nuk shërohen të popullit shqiptarë të vuajtur në diktaturë. Janë plagët e vuajtjeve pa fund, të gjëmës së madhe të mijëra e mijëra njerëzve që aspironin për demokraci dhe u pushkatuan barbarisht dhe mizorisht me ose pa gjyq. Nga ana tjetër Partia Socialiste në të gjithë fizionominë e sajë politike, nuk dallon aspak me paraardhësen e saj, Partinë Komuniste. Është detyrë për çdo shqiptarë që mendon për të ardhmen e Shqipërisë, të familjes së tij, që në zgjedhjet e 23 Qershorit të ndalojë neokomunizmin e kamufluar me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, në mënyrë demokratike; me mekanizmin e votës së lirë për Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.