E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi, Berishës: Të vijohet me taksën e sheshtë

12-06-2013 / Gazeta 55

“Për 2-3 ditë inaugurohet tuneli i Krrabës dhe autostrada Elbasan-Tiranë”

Përfaqësues të biznesit vendas i kërkuan sot kryeministrit Sali Berisha që të vijohet me taksën e sheshtë, si një ndër masat fiskale që rrit biznesin dhe gjeneron punësim. Si agument për sipërmarrësit e qytetit elbasanas me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim në formatin “Toënhall”, kreu i qeverisë solli një studim të bërë ditët e fundit nga Fondi monetary ndërkombëtar.
“FMN këto ditë thotë se dëmi më i madh i ekonomisë bëhet po u rrit taksa e të ardhurave personale, ka ndikimin më negativ mbi ekonominë dhe biznesi do zhvendosë kapitalin e tij në një vend tjeter”- theksoi Berisha. Kryeministri iu përgjigj dhe shqetësimit të biznesit për çmimin e enegjisë elektrike. “Nga 2009 e ketej nuk kemi lejuar rritje çmim te bejme gjithcka pa rritur cmimet per familjaret dhe per te ulur cmimet per biznesin”.
Përfaqësuesit e biznesit e kishin dhe një shqetësim per taksat doganore. “Do hiqen detyrimisht”-premtoi kryeministri. Lidhur me pagesën e kontributeve shoqërore për emigrantët, kryeminstri u shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave me BE-në, i jep përgjigje përfundimtare këtij problemi. “Jemi në negociata me qeveritë e vendeve të tjera. 100% kjo bëhet e sigurtë kur të ecim më tej në rrugën drejt integrimit në BE. Më pas kjo nuk pengohet dot më sepse je duke hyrë përfundimisht në hapësirën evropiane. Por ne po përpiqemi ta bëjmë edhe më herët”, tha Berisha.
Mungesa e investimeve në hekurudhë ishte një tjetër problem i ngritur nga sipërmarrësit elbasanas. “Ne jemi per rivitalizimin e hekurudhes, kemi dy projekte te ndertojme ne 2 km tona dhe ata ne Struge”. Optimist ishte kur ju referua gazsjellësit TAP, si projekti me favorit në garë. “Zhillimet ne Baku jane pozitive. Piket me te medha deri tani i ka TAP, po ecen gara ne favorin tone. Biznesi i shprehu kryeministrit mirënjohjen për ndërtimin e autostradës Tiranë – Elbasan. Sipas kreut të qeverisë, kjo rrugë e cila inaugurohet pas 2-3 ditësh, do të shtojë investimet e huaja në Elbasan. “Ajo rrugë për 2-3 ditë do hapet, bashkon Tiranën me Elbasanin dhe mbi të gjitha bashkon tregun e Elbasanit me Tiranën. Do të sjellë një zhvillim të madh për mbarë Shqipërinë. Të them të drejtën investitorët e huaj preferonin Tiranën dhe pse unë u zugjeroja Elbasanin. Të huaj kërkonin rreth e rrotull Tiranës. Tani me hapjen e rrugës mendoj se do ndryshojë çdo gjë”- u shpreh ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›