Flisni 2000 minuta dhe dërgoni 2000 SMS
“What’s Up” ofron edhe më shumë mundësi komunikimi, duke bërë të mundur gjithçka. Tani të gjithë ata që janë pjesë e grupit “What’s Up” kanë mundësinë të flasin më shumë, të dërgojnë më shumë SMS dhe të kalojnë më shumë kohë në internet. Oferta e re e “What’s Up” mundëson për të gjithë pjesëtarët e grupit 2000 minuta kohë bisedë, 2000 SMS, 100 MB internet falas, si edhe “Zlango” pa kufij kundrejt të gjithë numrave “What’s Up”. Oferta e re mund të aktivizohet menjëherë dhe mjaft thjesht nëpërmjet dy mënyrave: “AMC Easy” ose duke dërguar një SMS në numrin 55412 me tekst “2000”. Abonentët mund ta përfitojnë deri në dy herë në muaj këtë ofertë. E gjithë oferta, 2000 minuta kohë bisedë, 2000 SMS, 100 MB dhe mesazhe “Zlango” pa limit, kushtojnë vetëm 700 lekë (TVSH të përfshirë), duke siguruar kështu komunikim të plotë nga celulari, me të gjitha mënyrat e dëshiruara.
#