Shfaqje ekskluzive për fëmijët jetimë
Për të falur sa më shumë dashuri dhe dhuruar sa më shumë buzëqeshje në Ditën Kombëtare të Jetimëve, dje kinemaja dhe kompania “Vodafone Albania” në bashkëpunim me Shoqatën e Jetimëve të Shqipërisë organizuan një ngjarje shumë të veçantë, premierën botërore të filmit “Shrek Forever After”. Të 250 jetimët nga qytete të ndryshme të vendit patën mundësinë e rrallë të ishin spektatorët e parë shqiptarë që ndiqnin aventurat më të reja të personazhit aq të dashur dhe shumë të njohur, Shrek. Filmat me personazhin Shrek janë bazuar mbi përrallën me të njëjtin titull të autorit gjerman William Steig, botuar në vitin 1990. Aktiviteti u zhvillua në Ditën Kombëtare të Jetimëve për të dhënë një mesazh ndërgjegjësues për shoqërinë shqiptare që të dhurojë më shumë ngrohtësi dhe përkujdesje ndaj këtij grupi shoqëror. Aktivitetin e përshëndeti edhe Zonja e Parë e vendit, Teuta Topi.
#