E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi, hyn në fuqi lista

Duke filluar qe nga e premtja pacientet shqiptare mund te marrin barnat ne baze te listes se re te rimbursueshme. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana ne nje interviste per Alsat, shpjegon se lista e re, tashme mund tju vije ne ndihme gjithe pacienteve, dhe per vitin 2010, asaj i jane shtuar 17 barna te reja. Grate, do te jene kontigjenti me ri qe i shtohen kesaj liste.

"Lista e barnave te rimbursueshme, e reja e vitit 2010 hyn qe sot ne fuqi. Ka nje risi ne kete liste, jane 17 barna te reja duke e cuar numrin e barnave te rimbursueshme ne 409, te cilat adresojne kryesisht grate, grate shtatzana, grate ne menopauze por dhe shtresa te tjera si pensionistet, apo dhe femijet. Kemi dhe disa statina, jane per shkrirjen e yndyrnave, barnat hipertensiv", thote per Alsat Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se.

E nderkohe, lista e re e barnave te rimbursueshme ka mberritur ne qendrat shendetsore ne Tirane, dhe ajo do te jete gati diten e premte, per pacientet. Mjeket e familjes thone se, sistemi i referimit zbatohet dhe per barnat e rimbursueshme.

"Normalisht mjeket jane te detyruar te pershkruajne barnat me rimbursim. Ne momentin kur eshte ndonje diagnoze ku lista te kufizon qe kete medikament duhet ta marr vetem nepermjet mjekut specialist, pacienti referohet nepermjet rekomandimit, te mjeku specialist te cilet bejne viziten dhe normalisht rikthehet rekomandimi me terpaine e pershkruar nga specialisti", tha Edlira Lashi, mjeke familje. Femijet, pensionistet, grate dhe invalidet, perfitojne barna te riumbursusehme ne masen 100%, nderkohe qe te siguruarit rimbursohen ne masen 60%.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›