Kuvend, Berisha: Sheshi "Skënderbej", plan i ri
Kryeministri Berisha i ka ofruar bashkëpunim kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama për sheshin “Skënderbej”. Gjatë seancës së pasdites kryeministri i ka propozuar Ramës fillimisht studimin e trafikut e më pas të bëhet përzgjedhja. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se qeveria e tij është e gatshme të financojë për rregullimin e qendrës së Tiranës, por duhet që të zbatohen ligjet tha ai.
‘I propozoj zotit Rama të marrim kompaninë me serioze të studimit të trafikut. Le ta faktojë kjo kompani, cila është zgjidha e trafikut. Pasi të bëjmë studimin, me transparencë të plotë të bëjmë përzgjedhjen nëse do jetë këmbësor apo trafiku. Dhe unë nuk jam as kundër njërit, as kundër tjetrit. Kam një problem kryesor, cështjen e trafikut. Nuk ka tendencë për ti marr asnjë kompetencë bashkisë së Tiranës. Unë ri neutral qoftë për trafik, qoftë për këmbësor, po nëse bëhet këmbësor ka një kusht, të ketë treg”, deklaroi kryeministri.
Ndërsa opozita e ka quajtur fjalën e Berishës si një gënjeshtër me rastin e një prillit. Kreu u grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci tha se kryeministri do që të tërheqë vëmendjen nga kriza e kutive dhe kriza ekonomike, duke sjellë në Parlament një cështje, që sipas tij nuk i përket Kuvendit.
“Ju qytetarë të Shqipërisë mos e merrni seriozisht se sot është 1 prilli dhe njeriu që genjen 365 ditë, nuk mund të rrinte pa gënjyer dhe ditën e gënjeshtrës. Dhe ditën e gënjeshtrës ka një mintë të vërtetë dhe e verëta është vetëm një, kryeministri hedh shashka... kësaj radhe hodhi shashkën për sheshin “Skënderbej” për të hequr vëmendjen ndaj krizës së kutive, krizës ekonomike, sociale dhe asaj institucionale. Kjo seancë është për deputetë për hallet që ka, dhe jo për hallet që ka kryeminstri”, tha Ruci.
Ne sheshin Skenderbej kane nisur matjet e qeverise dhe punimet e bashkise. Rreth nje vit para zgjedhjeve lokale Sheshit Skenderbej rrezikon te jete serish molla e sherrit mes bashkise se Tiranes dhe qeverise dhe per pasoje me partise socialiste dhe partise demokratike. Nderkaq, ashtu sic kishte paralajmeruar, opozita ka qendruar ne salle vetem gjate diskutimit te lire.
Kuvend, Topalli-Xhafa për votimin e komisionit hetimor
“Ka nisur seanca parlamentare e pasdites, ku ashtu dhe sic dihet, opozita do të qëndrojë vetëm 60 minuta. Fillimi i seancës ka qenë një debat mes kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetit socialist, Fatmir Xhafa lidhur me votimin e javës së kaluar të komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve. Socialisti Xhafa akuzoi kryetaren e Parlamentit për shkelje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit, për sa i përket votimit të komisionit, ndërkohë që sipas Xhafës nismat u tërhoqën.
Kur të dyja ishin inicaitiva ligjore të nënshkruara nga të njëjtë deputetë, me të njëjtin kryetar grupi që artikuloi kërkesën e tërheqjes së dy nismave, pse u pranua vetëm njëra. Do kërkoj prej Topallit të pranojë shkeljen e ligjit dhe rregullores për ngritjen e komisionit hetimor. PS hyri në debat me ju me një ofertë serioze, të përkrahur nga një shumicë dermuese, dhe ka ofruar më shumë se një shteg të mudnshëm për kompromis të sotëm, për garancinë e të nesërmes. Ne jemi sërish sot në këtë sallë për të dëshmuar se ne themel të të gjitha krizave është trajtimi i votës dhe vullnetit të qytetarit. E premtja e zezë e Kuvendit të dhunuar është një povë tjetër për opzitën të deklarojë që marrëdhënia e saj me Kuvendin kalon vetëm një shtrat, transparencën e 28 qershorit, nepermjet hapjes së kutive që mbani peng”, deklaroi Xhafa.
Kryetarja e Kuvendit i është përgjigjur akuzave të socialistëve për parregullsi duke paraqitur filmimin e momentit të votimit të komisionit hetimor, të 28 marsit, duke u shprehur se nuk është shkelur asnjë ligj e rregullore. Topalli i ka paraqitur deputetëve socialistë edhe listën e votimit, lidhur me akuzat për votim të kryeministrit Berisha dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta.
“Zoti Xhafa, ju kam degjuar. Shpreh keqardhje. Më nxirrni qoftë dhe një sekuencë ku kryetarja e Kuvendit me vendimin, e cila u votua ishte permendur se kishte fituar emrat e anetarëve në komisionin hetimor. Zoti Xhafa nese atë ditë nuk e keni pas mendjen, te nesermen keni pasur mundësi të lexoni në gazeta, se vendimi ka qenë i shpërndarë. Nëse se keni pasur vëmendjen unë ju ftoj ta ndiqni cështjen dhe ju të më kërkoni falje”, replikoi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e enjte , 01 prill 2010 ) < I mëparshmi