E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Shehu: Pro hetimit ndërkombëtar

Propozimi i presidentit te socialisteve europian Rasmusen per asistence nderkombetare ne komisionin hetimor mund te jete nje zgjidhje per afrimin e metejshem te mazhorances dhe opozites per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Deputeti demokrat Tritan Shehu deklaroi per Alsat, se selia blu nuk do te kundershtonte pjesmarrjen ne komision te OSBE-se, pasi ky eshte edhe institucioni nderkombetar qe ka certifikuar zgjedhjet e 28 qershorit.

"Une mendoj qe ky komision mund te testohet dhe nga eksperte te OSBE qe jane ne Tirane. OSBE eshte struktura e specializuar me te cilen eshte punuar kodi zgjedhor, e cila ka certifikuar zgjedhjet, mund te na ndihmoje ne kete komision, qofte per te nxjerre probleme nga zgjedhjet e kaluara qofte edhe per te dhene mendime per permiresime te kodit zgjedhor, per permiresime ne infrastrukturen zgjedhore per zgjedhjet e ardhshme", tha Tritan Shehu, deputet i PD-se.

Socialistet kane perseritur mese njehere se ata nuk heqin dore nga transparenca e plote e zgjedhjeve te 28 qershorit qe nenkupton edhe hapjen e kutive. Gjithesesi sugjerimi i presidentit te socialisteve europian Rasmusesn per pjesmarrjen e eksperteve nderkombetare ne komisionin hetimor dhe qendrimi pozitiv ne parim i mazhorances per kete propozim, mund te sherbeje te pakten si nje tjeter pikenisje per afrimin e paleve drejt nje zgjidhje te qendrueshme.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›