E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria hedh poshtë akuzat e kreut të ILDKP

Prokuroria e Pergjithshme ka hedhur poshte akuzat e Inspektorit të Përgjithshëm të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurise per paaftesi dhe zvarritje hetimesh. Prokuroria ben me dije se gjatë vitit 2009, ka pushuar hetimet për shtetasin Florian Nova me detyrë ambasador, shtetasin Arjan Ndoja me detyrë prokuror dhe shtetasin Shpëtim Guxholli me detyrë inspektor tatimesh në Korçë.

Pas ankimimeve, Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimet e pushimit të Prokurorisë, si të bazuara në prova dhe ligj. “Fakti që vendimet e pushimit të Prokurorisë të ankimuara nga ILDKP janë konsideruar të drejta nga gjykata, tregon se vendimarrja e Pprokurorise nuk ka qënë me standarde të dyfishta, por e bazuar në ligj”, thuhet në sqarimin e organit të akuzës.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›