E Diel, 1 Nëntor 2026

Rimbursimi i TVSH, bizneset e eksportit humbasin 1.34 miliardë lekë

Vonesat e rimbursimit të TVSH-së i kushtojnë bizneseve shqiptare 1.34 miliard lekë në vit. Shifra është bërë publike nga Qendra Shqiptare për Tregtinë e Jashtme, ACIT, e cila ka përgatitur një studim të detajuar për rimbursimin e TVSH për bizneset eksportuese.

Sipas studimit mësohet se vonesat në rimbursimin e TVSH kanë një ndikim të lartë në nivelin e likuiditetit për afro 35% të ndërmarrjeve të intervistuara. Nga 250 biznese që u përfshinë në studim, rezultoi se vetëm 16% prej tyre e merrnin rimbursimin e TVSH-së brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Rezulton se mosrimbursimi i TVSH është një problem veçanërisht i theksuar tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas studimit mësohet se 73% e bizneseve që ishin pjesë e studimit deklaruan se nuk kanë ndjerë një ndikim pozitiv nga ndryshimi i ligjit për procedurat tatimore i shtatorit të vitit të kaluar, kur biznesit ju njoh e drejta për të mos paguar detyrimet tatimore në vlerën e TVSH-së së parimbursuar brenda afateve. Ndërkohë që ligji për rimburshin e TVSH është mataruar një vit në parë. Një tjetër lehtësim për bizneset është dhe fakti se Ministria e Financave parashikon edhe një formë tjetër të shlyerjes së detyrimeve doganore nga ana e bizneseve. Nga kjo lehtësi përfitojnë të gjitha ato subjekte që iu rimbursohet TVSH-ja nga organet tatimore. Kështu në rastet kur një subjekt tregtar ka detyrime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ndaj doganave, ai ka të drejtë që këtë ta shlyejë duke përdorur shumën që i është përllogaritur për t'iu rimbursuar nga tatimet. Procedura është miratuar nga Ministria e Financave dhe iu është vënë në dispozicion të gjithë organeve përgjegjëse.Nëse plotësohen kushtet e mësipërme, subjekti mund t'i drejtohet me një kërkesë me shkrim ministrit të Financave në të cilën të kërkojë destinimin e shumës së kërkuar për rimbursimin e TVSH-së për t'u kaluar nga organi tatimor, për likuidimin e shumës së TVSH-së debitore që ka në administratën doganore. Pas marrjes së kësaj kërkese, Ministria e Financave fillon mbledhjen e të dhënave për të parë nëse vërtet subjekti mund të përfitojnë nga kjo lehtësi. Fillimisht merret një vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kur përcaktohet shuma e TVSH-së së rismbursueshme si dhe fakti nëse ka shlyer ose jo detyrimet e tjera tatimore. Me nënshkrimin e marrëveshjes organet përgjegjëse fillojnë nga puna për realizimin e saj. Por përdorimi i shumës së rimbursuar të TVSH-së në organet tatimore likuidon detyrimet që kanë të bëjnë me të për sa i përket importit. Kompensimi realizohet pasi administratave përkatëse u ka mbërritur aktmarrëveshja, e nënshkruar nga palët e përfshira. Në bazë të marrëveshjes, teprica kreditore pakësohet tek organet tatimore dhe aktmarrëveshja merr vlefshmërinë e pagesës për të proceduar më tej për mbylljen e skemës së shtyrjes së TVSH-së në organet tatimore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›