Eurobondi, Bode të hënën në tregun ndërkombëtar
Kushtet e vështira në tregjet financiare ndërkombëtare detyruan Shqipërinë të rrisë pragun e interesave për marrjen e eurobondit. Kriza greke dhe borxhet e emetuara për shtetin helen kanë rrit interesat në tregjet financiare, të cilat u pasqyrua edhe në eurobondin që pritet të marrë Shqipëria. Kështu nga 11 për qind që ishte parashikuar marrja e borxhit për të shlyer një tjetër borxh interesat parashikohet në arrijnë deri në 14 për qind. Parashikimet për interesat hartohen në bazë të të dhënave nga tregjet ndërkombëtare dhe më pas dilet në treg. Ministria e Financave pritet do të pranojnë interesa më të larta të marrjen e eurobondit. Parashikimet flasin për interesa deri në 14 për qind, për borxhin e ri i cili do të përdoret për të shlyer një tjetër borxh me interesa 20 për qind afati i shlyerjes të të cilit përfundon në fund të këtij viti bëhet fjalë për një borxh prej 230 milion eurosh i cili është përdorur shlyerjen e borxhit të ndërtimin e rrugësh Durrës-Kukës. Ministria ka parashikuar të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat transaksionet e eurobondit, ku përcaktohen që të gjitha të ardhurat nga transaksioni janë të çliruara nga çdo lloj takse apo tatimi. Sipas projektit mësohet se ky përcaktim është një praktikë standarde e mirëpërcaktuar dhe e domosdoshme për transaksionet financiare të ngjashme me këtë transaksion. Ky fakt përveçse ndihmon emetimin e eurobondit tek investitorët ndërkombëtar nuk sjell asnjë dizanvantazh për palën shqiptare. Përjashtimi nga detyrimet fiskale vendoset nisur nga fakti se efekti i tij fiskal për ekonominë tonë është zero. Procesi i vlerësimit kaloi nëpër dy faza: në fazën e parë u shorlistuan 6 nga 15 bankat që kishin dorëzuar propozime pranë Ministrisë së Financave. Vlerësimi u bazua në një kombinim prej disa kriteresh bazë, që merrnin në konsideratë të gjitha elementet relevante për ekzekutimin me sukses të një transaksioni të tillë. Këto kritere marrin në konsiderate kredencialet e bankave për operacione të ngjashme, aftësinë marketuese dhe distributive në treg, aftësinë për të suportuar bonon tonë pas emetimit, strategjinë e sindikimit dhe angazhimin e tyre ndaj vendit tonë. Kjo fazë u mbyll në datën 12 shkurt. Në fazën e dytë, 6 bankat e shorlistuara (JP Morgan, Deutsche, Raiffeisen, HSBC, BNP Paribas and Credit Suisse) u ftuan në Ministrinë e Financave për një prezantim të detajuar të strategjisë së tyre për të ekzekutuar me sukses emetimin, në përputhje me propozimet e tyre.