E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit e rrugës Levan-Vlorë, 700 milionë euro borxh punëtorëve

Drejtuesit e një kompanie nënkontraktore në ndërtimin e rrugës Levan-Vlorë janë zhdukur pasi kanë marrë paratë dhe kanë mbi 5 muaj pa paguar punëtorët. Kjo është arsyeja që punëtorët thonë se kanë bllokuar kantierin e punimeve duke mbajtur peng edhe

makineritë. Kjo firmë ka marrë nga firma alpine që ka fituar edhe tenderin, 3 milionë euro dhe është larguar. Ndërkohë detyrimi prej rreth 700 milionë eurosh që ajo ka ndaj punëtorëve nuk është shlyer. Unë personalisht kam rreth 4500 euro për të marrë. Kam pasur kontakte të vazhdueshme me ta dhe gjithmonë mashtrojnë. Derisa ne të marrim të gjithë detyrimet që na ka firma, do të qëndrojmë këtu, është shprehur një prej banorëve. Jemi gënjyer, kemi bërë greva dhe përfundimisht lekët nuk kanë ardhur akoma, theksoi një tjetër punëtor.

Ministrat e Arsimit të rajonit mblidhen në Tiranë për kërkimin shkencor
Ministrat e arsimit të vendeve të rajonit u mblodhën në Tiranë për të diskutuar nxitjen e bashkëpunimit në fushën e kërkimeve shkencore. Ministri shqiptar i Arsimit Myqerem Tafaj ka vënë theksin në projekte të përbashkëta kërkimore për mjedisin, energjitikën dhe sistemin hidrik. Kryeminstri Berisha ka mbështetur idenë e ngritjes së qendrave kërkimore rajonale. Ai ka garantuar mbështetjen e qeverisë me qëllim që katedrat tona universitare të hapin dyert për studiuesit e huaj dhe të krijojnë kushte për studiuesit e rinj.

Përfundojnë punimet në Bovillë, shpëton Siri Kodra dhe Lapraka
Sot, pas 17 ditësh punime përfundoi brenda afatit të parashikuar rikonstruksioni i plotë i impiantit të Bovillës, duke siguruar një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm të qytetarëve të Tiranës. Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve njofton se nga dita e sotme do të hiqen kufizimet në zonat e prekura, për shkak të rikonstruksionit si Siri Kodra, Lapraka, Kinostudio, qendra e Tiranës. Drejtori i ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi u shpreh se investimi i bërë siguron një cilësi dhe sasi më të mirë të ujit, duke evidentuar kështu problemet e furnizimit me ujë, jo vetëm gjatë verës, por edhe në vazhdim.

Last Updated on E Shtune, 22 Maj 2010 19:52

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›