E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi i TVSH-së, gati ndryshimet e ligjit

21/09/2009  Për kategoritë e biznesit

Qeveria ka gati ndryshimet e ligjit për rimbursimin e TVSH-së së bizneseve. Propozimi i këtyre ndryshimeve të ligjit vjen nga Administrata Tatimore dhe Ministria e Financave. Tatimpaguesit në rast kur gjykojnë që janë të vonuar nga administrata me pa të drejtë, do të ndërpresin pagesën e çdo lloj detyrimi tjetër në buxhetin e shtetit dhe them që me këtë masë thjesht do të reduktohen në maksimum barrierat administrative. Deri tani shifrat flasin për rreth 60 për qind më shumë rimbursime se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prioritet në këtë shifër kanë pasur eksportuesit. Rimbursimi i Taksës së Vlerës së Shtuar në kohë për shumë biznese me ndryshimet e reja të ligjit pritet të zgjidhë barrierat për këtë kategori që ankohet. Referuar shifrave për shtatë muajt, tatimet kanë rimbursuar rreth 1.5 miliardë lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bizneset eksportuese, gjatë periudhës janar-korrik të vitit 2009. Sipas të dhënave më të fundit të Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, rimbursimi i TVSH-së për periudhën janar-korrik 2009 ka qenë në nivelin e 1.5 miliardë lekë nga 1 miliard lekë të rimbursuara në të njëjtën periudhë të 2008-s, ose rreth 47 për qind më shumë. Përpjekje maksimale po bëhen për rimbursimin e shpejtë të TVSH-së për disa kategori specifike të biznesit që po përballen me vështirësi likuiditeti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›