E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Reforma ne Drejtesi nuk eshte transparente

Levizja Socialiste per Integrim shprehu shqetesimin se mazhoranca po zgjedh rruge antiligjore qe te miratoje me shpejtesi ne Parlament, disa nga ligjet themeltare te Reformes per Drejtesi. Zv-Sekretarja e pergjithshme e LSI, Brizida Gjikondi, dje nje deklarate per mediat i beri thirrje kreut te opozites, Edi Rama per te qene me konkret ne qendrimin per kete reforme. "Keto ligje te rendesishme po cohen per aprovim ne Parlamentin shqiptar pa u konsultuar me grupet e interesit, pa permbushur orientimet e kriteret e BE, duke deformuar teresisht themelet e sistemit te Drejtesise shqiptare si dhe duke tronditur serish ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve kushtetuese", deklaroi funksionarja e larte e LSI-se. "Kjo reforme nuk eshte mjet as qellim per te rritur presionin dhe pazaret e Rames ndaj Berishes por nje ardhmeri decizive per fatet e Shqiperise Evropiane", tha ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›