Rrefehet i forti i Vlores: Nuk kam vrare njeri
Tirane - Ish i forti i Vlores ka kerkuar dje, pafajesine ne Gjykaten e Tiranes. Myrteza Caushi i thirrur Zani i ka shpjeguar dje gjyqtarit Altin Abdiun, perse ka marre armen ne vitin 1997, ndersa ka mohuar kategorikisht se ka kryer vrasje. Sipas tij, te tjere persona kane vrare ne emer te tij ndersa ai ishte i mbyllur ne qeli. Jo vetem kaq, Zani ka treguar edhe emra konkrete te personave qe realisht sipas tij jane fajtore. Me pas prokurori i ceshtjes Ervin Kranxha i ka kerkuar gjykates shpalljen e tij fajtor dhe te kater te pandehurve te tjere te cilet po gjykohen ne kete proces. Prokurori kerkoi denimin e Zanit me 25 vjet burgim.
Deklarimi
Dje ne sallen e gjyqit, pasi eshte sjelle nga Burreli, Zani i Vlores, banues ne lagjen "Cole", ka vendosur te flase lirshem. "Une i kundershtoi me perbuzje te gjitha akuzat e organit te prokurorise. Nuk kam kryer krime ne vitin 1997, por kam mbrojtur Vloren nga personat e armatosur. Ishte nje vit i mbrapsht ashtu sic e dini edhe ju dhe per kete qellim mora persiper te mbroja qytetin tim. Une nuk kam vrare njeri, perkundrazi kam shpetuar jete njerezish e nuk kam vendosur gjoba neper qytetet e jugut. Kam shpetuar nga vrasjet polic, prokuror, gjykates e pengje qe jane marr peng nga te tjeret. Ne vitin 1997 kam shpetuar policin Eduart Aliaj nga pengmarrja, shokun e te cilit e kane vrare dhe djegur ne vendin e quajtur Qafe Gjashte. Akuzat ndaj meje jane politike. Te tjeret kane vrare ne emrin tim dhe tashme jam une ai qe vuan pasojat e krimeve te kryera me barbarizem. Te gjithe ata qe kane deshmuar kunder meje, kane qene nen presion pasi une kurre nuk kam vrare njeri dhe nuk kam dhene urdher per te vrare njerez. Une nuk kam dhene urdher per te vrare asnje person ne Vlore. Ne emrin tim kane vrare persona te tjere. Armando Grabova eshte njeriu qe ka vrare ne Vlore shume djem nenash. Ky ka vrare ne emrin tim dhe tani ndodhet i lire. Prokuroria dhe policia e dine shume mire se ku ndodhet Grabova dhe per kete arsye duhet ta arrestojne. Por ato duket se po bashkepunojne me krimin. Une mund te marr persiper ato gjera qe kam bere, por ne asnje menyre nuk kam dhene urdher per te vrare". Ky ka qene deklarimi i bere dje nga i pandehuri Myrteza Caushi, para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Altin Abdiu.
Pretenca
Menjehere pas deklarimit te bere nga ana e te pandehurit Myrteza Caushi, prokurori Ervin Karanxha ka lexuar konkluzionet e tij perfundimtare. Ne 27 faqe akuza percaktonte veprimtarine kriminale te kryer ne qytetin e Vlores ne krye te se ciles qendronte Zani. Banda e tij perbehej prej me shume se 115 te pandehurish pjesa me e madhe e te cileve tashme jane te vdekur. Ndersa te pandehurit ne kete proces jane vetem pese persona. Keshtu dje prokurori, i kerkoi gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 25 vjet burgim per te pandehurin Myrteza Caushi, po aq per te pandehurit Dorjan Saliu dhe Skender Bajrami. Per te pandehurin Renato Cercizi akuza kerkoi shpalljen e tij fajtor dhe denimin me 22 vjet burg, ndersa per Hair Hiraj vetem 5 vjet per akuzen e "armembajtjes pa leje". Pese te pandehurit akuzohen per vrasjet e Bernard Duckes, Niko Borakut dhe vellezerve Neritan e Edmond Dednika, si dhe rrembimin e Artur Gjoshit, Pellumb Petritit, Foto Koles dhe Sokol Kamberit. Myrteza Caushi eshte denuar me burgim te perjetshem per vepren penale te vrasjes se dyfishte ne qytetin e tij te lindjes Vlore, vetem pak muaj pasi u lirua ne daten 22 mars 1999, nga gjyqtari Martin Deda. Te gjitha akuzat per vrasje ne vitin 1997 dhe urdhrat qe mund te kete dhene, i rane ne vitin 1999. Gjykata arriti te vertetonte dhe ta denonte Myrteza Caushin vetem per vepren penale te armembajtjes pa leje. Zani e ka nisur aktivitetin e tij kriminal pas ndarjes me Gaxhain. Vrasja e nje shoku te Gaxhait beri qe lufta te fillonte, dhe bashke me te edhe ndarja e zonave te influences.
Pretenca
Myrteza Caushi 25 vjet burg
Dorjan Saliu 25 vjet burg
Skender Bajrami 25 vjet burg
Renato Cercizi 22 vjet burg
Hair Hiraj 5 vjet burg